Hapet shkolla e Muzikës Bizantine
QËLLIMI & SYNIMI
Në kuadër të përpjekjes kriju- ese 20-vjeçare të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, për ringritjen e strukturave të Kishës dhe sidomos atë të arsimit kishtar, do hapet për herë të parë Shkolla e Muzikës Bizantine.
Qëllimi i saj konsiston në kuali- fikimin muzikor sistematik, në shërbimin liturgjik të “Psaltit”, duke u mbështetur fort në traditën, për- vojën, studimet shkencore, si dhe metodat bashkëkohore. Filozofia e shkollës është të nxjerrë psaltë të përgatitur profesionalisht për të ndihmuar me talentin e tyre kry- erjen e shërbesave të adhurimit hyjnor dhe për të lartësuar shpir- trat e besimtarëve më pranë Perë- ndisë.
Gjithashtu, synimi i shkollës do të jetë ruajtja, përhapja dhe pro- movimi i Muzikës Bizantine, si vazhdimësi tradicionale e trashë- gimisë sonë kulturore, artistike dhe shpirtërore.
VENDNDODHJA &
AMBIENTET
Shkolla ndodhet në Tiranë, në ambientet e kompleksit “Thavor”. Ajo disponon kushte moderne si për mësimdhënien, ashtu dhe për akomodimin e studentëve. Ky ko- mpleks është i pajisur me auditorë mësimorë, sallë kopjuterike, bi- bliotekë, kishë, konvikt, si dhe kënd lojërash.
ADMINISTRIMI &
STAFI PEDAGOGJIK
Shkolla e Muzikës Bizantine do të mbikëqyret nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
President i shkollës është Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi.
Stafi Pedagogjik përbëhet nga
pedagogë të kualifikuar dhe me përvojë në fushat përkatëse. Por, herë pas here do të realizohen dhe seminare nga pedagogë të huaj të muzikologjisë bizantine, që do të përcjellin rezultatet e fundit të studimeve shkencore rreth Artit Psaltik.
KURIKULA
MËSIMORE
Kurikula e shkollës është kon- ceptuar në bazë të kushteve dhe nevojave të Kishës sonë, duke e përmbledhur, si fillim, në një vit aka- demik, të ndarë nga dy semestra.
Mësimi do të kryhet intensi- visht pesë herë në javë, nga katër orë në ditë, nga e hëna deri të pre- mten. Programi mësimor do të përfshijë lëndën e specialitetit dhe katër lëndë të tjera të formimit të përgjithshëm.
Lënda e specialitetit: Teoria dhe Praktika e Artit Psaltik.
Lëndët e përgjithshme:
Historia e Artit Psaltik,
Liturgjikë,
Himnologji
Tipiko.
JETA LITURGJIKE
Shkolla e Muzikës Bizantine do të jetë e lidhur ngushtë dhe me jetën liturgjike e shpirtërore të stu-
dentëve. Shërbesat e shenjta, për- veç dimensionit lutës, do të funk- sionojnë dhe si praktikim i materi- alit muzikor të mësuar gjatë studi- mit në shkollë, e cila do të sjellë më shumë efikasitet në kualifikimin liturgjik dhe psaltik të studentëve. Vendi ku do të realizohen shërbe- sat e përditshme kishtare do të jetë te kisha e shkollës “Metamorfoza e Shpëtimtarit”.
KRITERET E PRANIMIT
Mosha e kandidatëve: 18-45 vjeç.
Kushtet e kandidatëve:
1. Letër rekomandimi nga Mitropoliti i dioqezës.
2. Të jenë të pagëzuar në Kishën Orthodhokse.
3. Diplomë të shkollës së mesme.
4. Të kenë aftësi vokale dhe interes për muzikën.
• Të gjithë kandidatët do t’i nënshtrohen konkursit të pranimit.
Për më tepër informacion kontaktoni:
Email: Shkollamuzikesbizantine@yahoo.com
Cel: 0692636132
BURSA SHKOLLORE
Kjo shkollë zyrtare e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqi- përisë do të mundësojë falas për çdo kandidat, si mësimdhënien, ashtu dhe akomodimin e ushqimin në kompleksin modern “Thavor”. Në përfundim të studimeve, secilit do t’i jepet një certifikatatë që mund ta përdorë për të shërbyer në kishat e enorive.