Vazhdon tradita e kampeve verore
me fëmijët e Kosovës
Zyra Qendrore e Fëmijëve, në bashkëpunim me vullnetarë nga Qendra Studentore Orthodhokse dhe me të rinj veprimtarë të Kishës, realizuan për të njëmbëdhjetin vit radhazi kampet verore në komu- nën e Malishevës, Kosovë.
Programi, ndryshe nga vitet e tjera, përkonte një ditë për çdo shkollë dhe përmbante larmishmëri aktivitetesh. Dita fillonte me një mirëseardhje nga stafi pedagogjik i shkollës përkatëse, e më pas bëhej prezantimi i stafit të kampit rreth mbështetjes dhe sponsorizimit që jep Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë për zhvillimin e këtyre kampeve në Kosovë.
Pjesa tjetër e programit vazhdonte me përsë- ritjen e himneve të kampeve të kaluara dhe lojëra në grup të madh, si dhe mësimi i himnit të kampit të sivjetshëm, që kishte si temë qëndore sinqeritetin.
Për ta bërë më praktike dhe më të kuptueshme temën e kampit për të gjitha moshat, stafi prezantoi një dramatizim të veçantë. Fëmijët u organizuan në lojëra me 10 stacione, duke përfshirë këngë e valle etj. Çdo kamp mbyllej me një kokteil në shenjë mirënjohjeje për miqësinë dhe kohën që kaluan së bashku.
Fëmijët mbetën të kënaqur. Ja çfarë tha- në në fund të aktivitetit, disa prej tyre:
Elbasani: Më pëlqeu shumë kampi, por do të doja të ishte më i gjatë.
Diellza: Më pëlqyen lojërat me stacione dhe prania juaj këtu.
Bjeshka: Me nostalgji kujtojmë kampet
dhe mësuesit e mëparshëm dhe mezi presim kampet që ju zhvilloni, mësojmë gjëra të reja dhe krijojmë shoqëri të reja.
Marina, pjesëmarrëse për herë të parë në kampet në Kosovë tha: “Përderisa kampi ka 11 vjet që vazh- don, kjo të lë të kuptosh dashurinë e sinqertë, sakri- ficën dhe rrezatimin e një sjelljeje me frymë Krishti, që prezanton ky staf, për lavdi të Perëndisë. Gjitha- shtu, dua të vlerësoj mikpritjen e arsimtarëve dhe përshtatjen e shpejtë të fëmijëve me stafin tonë: dashurinë, angazhimin, gjallërinë e fëmijëve për të mësuar diçka të re. Ata prekën zemrat tona dhe na nxitën me sjelljen e tyre për t’i vizituar përsëri.
Për realizmin e këtyre kampingjeve, një falënde- rim i veçantë i shkon kryetarit të kuvendit komunal, z. Isni Kilaj, Drejtorisë Arsimore në Malishevë dhe drejtorëve të shkollave për ftesën, për zhvillimin e këtyre kampingjeve.