EmailFacebookKontakt

Traditë e bukur feste në Drenovë

Traditë e bukur feste në Drenovë

Drenova, me kishën e saj të bu- kur dhe traditën e krishterë, s’kishte si të mos e festonte aq madhërisht 15 Gushtin. Bashkë me Mitropolitin e Korçës, Hirësi Joanin, dhjetëra besimtarë erdhën edhe nga qyteti, për t’iu bashkuar festimeve në ki- shën që mban emrin “Fjetja e Hyj- lindëses”. Besimtarët iu lutën së Tërëshenjtës t’i drejtohet Zotit Krisht Perëndi, si ndërmjetëse e pakrahasuar, që të na ndriçojë, të gjejmë rrugën e njerëzimit dhe të jetës së virtytshme, që e denjëson

njeriun dhe, që vetëm Ai mund të na e dhurojë.

Gjatë predikimit, Hirësi Joani foli për vdekjen: “Sot, ne jemi të ftuar të gjithë të mundim vdekjen. Vdekja nuk e ndan njeriun nga jeta, sepse njeriu mbetet në dimensionin e përjetshëm. Për ne të krishterët, vdekja nuk është e frikshme, por është kalim drejt jetës së përjet- shme. Prandaj në këtë “Pashkë të Verës”, le të gëzohemi sepse gëzi- mi është vetë jeta”.

Theodhor Peci