Në orën 18.00, pati një një kon- I cert festiv në sallën e re, në kompleksin I e Katedrales, e cila u mbush përtej I kapacitetit të saj.
Në programin e koncertit, që u I ndoq me shumë interes dhe ngrohtësi I nga të ftuarit dhe besimtarët, kishte pjesë nga Orkestra e Teatrit të Operës dhe Baletit, drejtuar nga maestro Zhani Ciko, pjesë të kënduara nga Kori i Katedrales, nën drejtimin e maestro I Milto Vako, nga Kori bizantin “Shën I Joan Kukuzeli, kori i Akademisë I Teologjike, i të rinjve të Beratit, grupi I artistik i fëmijëve të Shtëpisë Ortho- I dhokse të Shpresës, këngë e valle nga grupi artistik i rinjve të Korçës dhe ^^^^^^^ Librazhdit, grupi i të rinjve Këlcyrës I dhe Gjirokastrës dhe nga kori e orke- I strina e Radios “Ngjallja”.
Në fund u shfaq një film dokumentar me rastin e 20- vjetorit të zgjedhjes së Kryepiskopit Anastas, ku jepej përmbledhtazi gjithë vepra e tij, që kalon përtej kufijve të mrekullisë. Gjithashtu, të pranishmit i përshëndeti edhe Kryepiskopi Anastas.
Pastaj të gjithë të pranishmit kënduan himnin që e ka shoqëruar në çdo çast veprën e Kryepiskopit që nga dita e mbërritjes, 21 vjet më parë: “Krishti u Ngjall së vdeku- rish!…”.
Kjo sallë shumë e bukur është realizuar në hapësirën e pjesës së poshtme të Katedrales. Ajo është e gjitha në dru me pajisje moderne dhe ka një kapacitet rreth 600 vetë. Salla mund të shërbejë për mbledhje, koncerte, shfaqje teatrale etj., dhe dallohet për kushtet komode, materialet e zgjedhura dhe akustikën brilante.