Kenia
Sulme kundër kishave
Edhe në qytetin Garrisa të Kenias, më 1 korrik, pati
dy sulme kundër dy kishave në kohën që aty bëhej meshë,
Në të parën u qëllua me armë, duke vrarë dy policë dhe 8
besimtarë, ndërsa në tjetrën u hodhën dy granata gjatë
shërbesës, duke shkaktuar disa të vrarë dhe shumë të
plagosur.
Në këtë rast përgjegjës ishin milicianët ekstremistë
somalezë të grupit Shabaab.