EmailFacebookKontakt

Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit” – Njoftim

KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË AKADEMIA TEOLOGJIKE “NGJALLJA E KRISHTIT”

Shën Vlash – Durrës

Njoftim

Në datat 13 -14 shtator 2012 zhvillohet konkursi për pranimin e studentëve të rinj në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, në Shën Vlash. Pyetjet e konkursit janë rreth Dhiatës së Re dhe katër vëllimeve Besimi Orthodhoks.

Kandidatët duhet:

Të jenë të pagëzuar në Kishën Orthodhokse të paktën një vit më parë.

Të jenë pjesëmarrës aktivë në kishën e zo- nës së tyre.

Të kenë mbaruar shkollën e mesme katër- vjeçare.

Të kenë një rekomandim nga Episkopi i Dio- qezës.

T’i nënshtrohen konkursit për pranim.

Kandidatët duhet të paraqiten për konkurs në orën 10:00, të datës 13 shtator, ndërsa një javë para konkurrimit duhet të kenë dorëzuar në sekreta- rinë e Akademisë dokumentet përkatëse:

Rekomandimi i Episkopit,

Kërkesa me shkrim e kandidatit,

Dëftesa e pjekurisë,

Certifikata personale,

Certifikata e pagëzimit,

Vërtetimi mjeko – ligjor,

Vërtetimi i prokurorisë së rrethit.

Për hollësi të mëtejshme, të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin e telefonit:

Sporteli: 0574 222 55
ose Sekretaria: 0574 223 97.
ose në adresën e e-mailit
teolorthalb@yahoo.com