EmailFacebookKontakt

Kalendarët enciklopedikë të mëngjeseve të paplota!

Çdo mëngjes, nëse keni kohë të ndizni radion ose të hapni televizorin, do vini re se midis shumë ru- brikash, gjendet edhe kalendari enciklopedik. Folësi lexon me kuj- des emra personalitetesh, data të rëndësishme në kujtesën historike, ngjarje të spikatura, etj. Të bën për- shtypje mungesa e vëmendjes ndaj emrave dhe veprimtarive të rëndë- sishme fetare (të cilat për fat të keq nuk i kanë renditur si kontribut në zhvillimin e vendit). Së paku, mund

të nënvizojnë ngjarje dhe emra shumë të njohur për popullin shqip- tar, nga shenjtorët dhe martirët shqiptarë të Kishës sonë, që për fat të mirë i kemi të shumtë. Ne si besimtarë, i nderojmë ata në të kre- mtet e tyre, por është për të ardhur keq që në kalendarët historikë, ata nuk përmenden, duke mos respek- tuar personalitetin e tyre shumëdi- mensional.

Ka një arsyetim absurd nga ata që i formulojnë këta kalendarë en-

ciklopedikë, ngaqë sipas tyre, janë kalendarë laikë. Por edhe kjo tezë bie, sepse Kisha nuk nderon vetëm klerikët, por edhe laikët që kanë dhënë jetën e tyre për besimin dhe për të mirën e njerëzimit. Veprim- taria e tyre sociale dhe humane është respektuar ndër breza nga populli i thjeshtë, madje vazhdon ende të jehojë jo vetëm në traditën e shkruar. Përmendja e emrave të tyre dhe e kontributeve që kanë dhënë nuk është “nder” që i bëhet

Kishës Orthodhokse, sepse në të vërtetë Kisha dhe besnikët e saj nuk kanë nevojë për favore të kësaj natyre, përderisa i shërbejnë interesit të Perëndisë dhe jo opinionit nje- rëzor. Por është detyrë dhe përgje- gjësi morale dhe etike, sigurisht edhe historike e enciklopedike, që mbarë shqiptarët, pavarësisht besimit fetar përkatës, të njihen me të vërtetat e lëna mënjanë, me ose pa dashje.

I. K.