S
ot ne festojmë një ngjarje të ma- dhe për historinë e Kishës sonë.
20 vjet më parë, më 24 qershor të vitit 1992, Kryepiskopi Anastas u zgjodh në krye të Kishës Orthodhokse në Shqipëri dhe me këtë zgjedh- je filloi edhe ringritja nga rrënojat. Koha vërtetoi se kjo ishte zgjedhja e duhur dhe për këtë falënderojmë përzemërsisht Patriarkanën Eku- menike, e cila gjatë këtyre viteve të ringritjes ka treguar kujdes dhe da- shuri të veçantë për Kishën tonë. Madje tani, pas 20 vjetësh nuk be- soj se ka ndonjë njeri, i cili me të vërtetë e do Kishën dhe vendin to- në, të mos mendojë se kjo ishte jo vetëm zgjedhja e duhur, por gjitha- shtu edhe një privilegj e një bekim i madh si për Kishën ashtu edhe për vendin tonë.
Është e natyrshme që çdo për- vjetor të jetë një rast reflektimi dhe kujtese. Edhe për ne sot, në 20-vje- torin e kësaj ngjarjeje të madhe si shenjë mirënjohjeje na takon të nda- lemi dhe të kujtojmë veprën madhë- shtore që është bërë në këto vite.
Kisha Orthodhokse në Shqipëri, si të gjitha komunitetet e tjera feta- re, ishte tërësisht e shkatërruar. Ringritja e saj nga themelet ishte një sipërmarrje vigane, e cila në fillimet e saj dukej gati e pamundur. Duhet theksuar se Ringritja nga gërmadhat e Kishës Orthodhokse në Shqipëri u realizua, jo thjesht vetëm në kufijtë e saj të mëparshëm, por në një ridi- mensionim të saj në një nivel shumë më lartë dhe shumë më të gjerë.
Kontributi i Kryepiskopit Anastas
në rindërtimin e Kishës Orthodho- kse në Shqipëri është i jashtëza- konshëm dhe i pashoq. Nën kujde- sin e tij u ngrit Akademia Teologjike Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”, ku janë përgatitur rreth 140 klerikë vendas. Nën drejtimin e tij, me fo- ndet e siguruara po prej tij, j anë ndër- tuar rreth 150 kisha të reja, j anë re- stauruar rreth 60 kisha dhe mana- stire – monumente kulture dhe janë riparuar mbi 160 kisha të tjera. Ja- në ngritur, blerë dhe rikonstruktuar më shumë se 70 ndërtesa. E tërë ve- pra ndërtuese arrin në mbi 450 objek- te. Vetëm për restaurimin e objekte- ve orthodhokse të kultit janë shpen- zuar nga Kisha jonë për këtë qëllim mbi 8 milionë dollarë, fonde të mble- dhura nga Kryepiskopi Anastas. Dhe padyshim, margaritari më vezu- llues në veprën ndërtuese të Kryepiskopit Anastas është kjo katedrale ku sot po kremtojmë Dhoksologji-
në. Kushdo që e shikon këtë kate- drale madhështore do të kuptojë se ajo është ndërtuar nga një njeri me dashuri të madhe për njerëzit dhe përkushtim të rrallë për Kishën. Çdo gjë në këtë ndërtesë të mahnitshme tregon se ai ka bërë të pamundurën për t’i dhënë kishës këtu në Shqipë- ri më të bukurën dhe më të mirën. Dhe do të mjaftonte vetëm kjo që ne të jemi përjetë mirënjohës për këtë bari të ndritur dhe të dashur.
• Dashuria e tij për të gjithë nje- rëzit, pavarësisht nga origjina dhe bindjet e tyre, bënë që të krijonte një rrjet klinikash mjekësore në tërë vendin, ku dallohet Qendra Diagno- stike “Ung’illëzimi” në Tiranë, ku punojnë disa nga mjekët më të njo- hur të vendit dhe me aparatura mje- kësore të teknologjisë së fundit.
Në fushën e arsimit, me kujde- sin personal të tij janë ngritur 17 kopshte ditore, ku përparësi kanë
fëmijët e familjeve në nevojë. Janë ndihmuar shumë shkolla publike, janë rikonstruktuar 10 shkolla dhe 6 kopshte. Janë hapur shkolla nën- tëvjeçare dhe institute profesionale, të cilat kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për të gjithë vendin tonë. Së fundi, me iniciativën dhe përpjekjet e tij u ngrit edhe i pari Universitet Orthodhoks në Shqipëri – Universiteti “Logos”.
Veprimtaria e gjerë sociale dhe humanitare e Kishës, nën drejtimin e Kryepiskopit Anastas, ka qenë e një rëndësie të veçantë. Janë për- krahur një numër i madh progra- mesh sociale, ku përfshihen projek- te zhvillimi për zonat malore, zhvi- llimin e bujqësisë, ndërtime rrugësh dhe ujësjellësish, programe për kujdesin shëndetësor, kontribute të mëdha për shkolla, jetimore, spitale, ndihma për institutet për persona me aftësi të kufizuara, azilet, për të burgosurit, dreka për të varfrit etj. E g’ithë kjo vepër ka pasur një im- pakt të madh në shoqërinë dhe eko- nominë e vendit tonë, sepse duke u punësuar me mijëra njerëz janë ndih- muar me mijëra familje. Dhe pa dy- shim, tërë kjo veprimtari ka ndihmu- ar në mënyrë të konsiderueshme edhe përpjekjen për zhvillim të Shqi- përisë. Por mbi të gjitha, Kryepi- skopi Anastas është përpjekur me të gjitha energjitë e tij që kontributi më i madh i Kishës në aspektin social të shoqërisë të jetë edukimi dhe formimi i njerëzve të drejtë, të për- gjegjshëm dhe të ndershëm, të për- hapë shpresë ku ka dëshpërim, kura- jë ku ka frikë, dritë ku ka errësirë dhe dashuri ku ka konflikte.
Gjatë vitit 1999, kur vendi ynë priti valën e refugjatëve kosovarë, (vijon në faqen 4)
Përshëndetja e Hirësi Joanit
(vijon në faqen 4)
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, me iniciativën dhe nën drejtimin e Kryepiskopit Anastas, në bashkëpunim me donatorë dhe organizma fetarë ndërkombëtarë organizoi një program të madh ndihme, prej më shumë se 12 milionë dollarësh.
Dhe këtu kemi përmendur vetëm një pjesë të veprimtarisë së madhe të Kishës në këto vite. Dhe pa asnjë dyshim, arkitekti dhe realizuesi i gjithë kësaj veprimtarie ka qenë Kryepiskopi Anastas.
Kjo është pjesa e dukshme dhe e prekshme e kësaj vepre vigane, por unë do të doja të thek-
soja përsëri edhe një pjesë tjetër, madje akoma e rëndësishme dhe për të cilën nuk është folur aq shumë sa duhet. Kryepiskopi Anastas jo vetëm që arriti të realizonte ndërtimin e mureve të Kishës dhe infrastrukturën fizike të saj, por përpjekja e tij për të dhënë një frymë të drejtë dhe të mirë brenda saj ka qenë gjithmonë një prioritet, sepse qëllimi i tij është për të pasur një kishë ku Perëndia të adhurohet “me frymë dhe të vërtetë”. Vepra ndërtuese në vizionin e tij është se ndërtesat nuk janë një qëllim në vetvete, por vetëm një mjet për të realizuar veprën shpë- timtare të Kishës. Ato janë ndërtuar për njerëzit dhe në shërbim të tyre.
Predikimi i tij publik dhe privat ka qenë gjith- monë dashuria dhe respekti për çdo qenie njerë- zore, duke përhapur një frymë pajtimi dhe falje brenda Kishës. Vendi ynë ka nevojë për këtë frymë. E gjithë bota ka nevojë për këtë frymë, sepse vetëm mbi këtë themel hyjnor mund të ndërtohet një marrëdhënie e drejtë ndërmjet njerëzve dhe vetëm nëpërmjet kësaj mund të ndërtohet një shoqëri me të vërtetë njerëzore. Të gjithë ne që kemi qenë pranë tij gjatë këtyre viteve të ringjalljes së Kishës në Shqipëri jemi dëshmitarë të kësaj.
Kisha Orthodhokse, nën drejtimin e tij, jo ve- tëm që ka vazhduar traditën e shkëlqyer të har-
monisë dhe bashkekzistencës fetare, por është përpjekur gjithashtu të forcojë dhe të shtrijë ako- ma më shumë fushën e bashkëpunimit. Fjalët e tij se “vaji i fesë nuk duhet të përdoret nga asnjë- ra palë për të ndezur konfliktet, por për të shëru- ar plagët dhe për të qetësuar zemrat”, janë jo vetëm të njohura nga të gjithë, por janë bërë tash- më një leitmotiv për të gjithë kur flitet për rolin e fesë në botën konfliktuale ku ne po jetojmë sot.
Kryepiskopi Anastas me kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fuqizimin e dialogut ndër- mjet popujve të ndryshëm në të gjithë botën, me librat dhe artikujt që i japin një mbështetje teo- logjike këtij dialogu, me përpjekjet e tij për re- spektimin e çdo qenieje njerëzore dhe të dinjitetit
e lirisë së çdo njeriu, është bërë një pikë refe- rimi, jo vetëm në fushën e dialogut ndërfetar, por edhe në atë të mendimit njerëzor në përgji- thësi. Këto fjalë i thonë shumë nga pjesëmarrë- sit dhe drejtuesit fetarë e laikë në të gjithë botën. Si një nga presidentët e Këshillit Botëror të Ki- shave dhe pjesëmarrës e drejtues i shumë konfe- rencave ndërkombëtare, ai ka qenë protagonist i shumë marrëveshjeve dhe arritjeve të mëdha në dialogun ndërfetar. Nëpërmjet këtij kontributi të jashtëzakonshëm në dialogun ndërfetar dhe ndërkulturor, i njohur jo vetëm në rajonin tonë por në të gjithë botën, ai i ka dhënë prestigj ndër- kombëtar Kishës dhe vendit tonë, duke na bërë ne të ndihemi krenarë sa herë kemi marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare.
Nëpërmjet shembullit të tij ai e ka forcuar tek të gjithë ne besimin e patundur te Perëndia. Sa herë që është përballur me vështirësi dhe ngasje të ndryshme, ai nuk është tërhequr, por me besim të madh te Perëndia, i bindur se po bën punën e Tij, ai ka qëndruar i fortë si shkëmb, por me dashuri dhe dhembshuri, për ta mbrojtur Kishën dhe misionin e saj. Është bërë tashmë proverbiale thënia e tij se “Perëndia nuk do të na braktisë”, duke përhapur kështu besim dhe shpresë në të gjithë besimtarët. Dhe unë besoj se jeta dhe vepra e tij janë një shembull i gjallë
dhe frymëzim i vazhdueshëm, jo vetëm për ne sot, por edhe për brezat që do të vijnë.
Do të doja të ndalesha përsëri në problemin e Autoqefalisë, meqenëse për atë është folur kaq shumë. Autoqefalia nuk realizohet vetëm me një dekret, por me ngritjen e një hierarkie kishtare, me përgatitjen e kuadrove të duhura për të drej- tuar Kishën, me pajisjen e saj me klerikë dhe teologë dhe mbi të gjitha me autoqefalinë finan- ciare. Kontributi i Kryepiskopit Anastas nuk ishte vetëm në rikonfirmimin e autoqefalisë, por edhe në forcimin dhe konsolidimin e saj dhe për këtë duhet të jemi mirënjohës.
I gjithë shërbimi i tij në këta njëzet vjet në veprën vigane të Ringritjes së Kishës Ortho- dhokse në Shqipëri është jo vetëm një histori suksesi, por edhe vepra më e shquar e Kishës Orthodhokse në kohët moderne.
Sa më shumë kohë kalon, aq më e qartë bë- het për të gjithë ne madhështia e veprës së Kryepiskopit Anastas dhe shpesh habitem dhe mrekullohem, dhe jo vetëm unë por edhe shumë të tjerë, se si ka mundur të realizojë një vepër në këto dimensione. Si përgjigje mund të kemi vetëm këtë: një besim i madh dhe një dashuri e madhe për Zotin dhe njerëzit, një talent i jashtë- zakonshëm dhe një hir i madh nga Perëndia, vetëm këto mund ta bëjnë këtë të mundur.
Ai i dhuroi Kishës sonë gjithçka që ai kishte. Gjithë pasurinë e tij shpirtërore dhe intelektuale, diturinë dhe urtësinë, mendimin e pjekur dhe të kthjellët, përkujdesjen plot dashuri të një bariu shpirtëror, si edhe përkushtimin e një të krishteri të përgjegjshëm për të tashmen dhe të ardhmen e njerëzimit. Ai i dha te ne të gjitha energjitë e tij fizike dhe emocionale, të gjithë personin e tij. Dhe mund t’ju them me plot bindje se unë nuk njoh ndonjë person tjetër t’i ketë dhënë këtij vendi më shumë dhe pa kërkuar asgjë dhe pa marrë asgjë. Për këtë mendoj se më e pakta që ne mund të bëjmë është t’i themi faleminderit.
Sot ndihem jashtë mase i nderuar dhe i pri- vilegjuar që më është dhënë mundësia të flas në këtë 20-vjetor, në këtë ditë historike për Ki- shën tonë, për veprën e Kryepiskopit Anastas, sepse duke nderuar veprën e këtij njeriu të madh ne nderojmë veten tonë, Kishën tonë dhe vendin tonë. Do të doja të shpreh edhe një herë falënde- rimin tim të madh për këtë dhuratë që Perëndia ka bërë për ne dhe jam i sigurt që shpreh gjitha- shtu edhe falënderimin dhe mirënjohjen jo vetëm të klerikëve dhe të Komunitetit Orthodhoks, por edhe më gjerë.
Lutem që Perëndia t’i japë jetë të gjatë, shë- ndet, fuqi e urtësi, për të mirën e Kishës dhe për lavdinë e Perëndisë. Amin.
Imzot Joan Pelushi Tiranë 24 qershor