EmailFacebookKontakt

Tiranë – U përurua Katedralja e Re Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”: Liturgji Hyjnore madhështore

Tiranë – U përurua Katedralja e Re Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”

Liturgji Hyjnore madhështore

24 Qershori shënon 20-vjetorin e zgjedhjes së Fortlumturisë së Tij, Anastasit,
Kryepiskop të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë

dhe të Ringritjes Kanonike të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

24 Qershori u kthye në një ditë tepër të ve- çantë. E kremtja e Lindjes së Shën Joan Pro- dhromit shënon edhe përvjetorin e Ringritjes Kanonike të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, që nisi me zgjedhjen e Fortlum- turisë së Tij Anastasit, Kryepiskop të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Këtë vit u mbushën plot dy dekada nga kjo ngjarje historike jo vetëm për orthodhoksët e Shqipërisë. Sigu-

risht u kremtua ashtu siç i takonte, me fina- lizimin e një prej ëndrrave më të mëdha të Kryepiskopit Anastas, që është edhe një kuro- rëzim i jashtëzakonshëm i veprës së mrekullue- shme 20-vjeçare – rikthimin e Katedrales Orthodhokse në qendër të Kryeqytetit.

Dita nisi me Shërbesën e Thiraniksjes, Ha- pjes së Dyerve të Katedrales së re “Ngjallja e Krishtit”. Mijëra besimtarë u mblodhën me

përkushtim, por edhe me padurimin për të parë këtë vepër madhështore, që zbukuron e nderon kryeqytetin dhe gjithë vendin, të cilën Fortlum- turia e Tij ua dhuronte në këtë përvjetor. Dhe hapja e dyerve të mrekullueshme të bronzit ishte sikur hapeshin dyert e qiellit, siç do të thoshte më vonë Imzot Nikoni, me shfaqjen e Pantokra- torit madhështor, realizuar i gjithi në mozaik.

(vijon në fqen 2)

(vijon në faqen 1)

Në Liturgjinë e parë Hyjnore, bashkëmeshuan Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë Anastasi, përfaqësuesit e Patriar- kanës Ekumenike, Kryepiskopi i Amerikës, Hirësia e Tij Dhimitri dhe Mitropoliti i Filadelfias Melitoni, Episkopi i Bostonit dhe i Arqidioqezës Shqiptare Imzot Nikoni, anëtarë të Sinodit, si dhe klerikë nga të gjitha dioqezat.

Në Dhoksologjinë e kryer me këtë rast, në orën 10.30, nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe Pre- sidenti i Republikës z. Bamir Topi, Kryetarja e Kuvendit znj. Jozefina Topalli, Ministrat Pollo, Bumçi e Ksera, Kryetari i PBDNJ z. Dule, përfaqësues diplomatikë etj. Ishin të pranishëm dhe përfaqësuesit e komuniteteve të tjera fetare.

Mbas Dhoksologjisë u mbajtën

edhe fjalimet e rastit. Hirësia e Tij Melitoni lexoi përshëndetjen e Patriarkut Ekumenik Vartholo- meut I. Pastaj përshëndetën Kryepiskopi i Amerikës Dhimitri dhe Episkopi i Bostonit Nikoni. Në emër të Sinodit të Shenjtë për- shëndeti në këtë ditë të shënuar Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Joani, i cili foli për veprën e Krye- piskopit Anastas në këto dy dekada, duke u ndalur veçanërisht te ndjenja e mirënjohjes së thellë që duhet të tregojë çdokush për çdo gjë që ai ka bërë për orthodho- ksët dhe të gjithë vendin tonë.

Pas Liturgjisë Hyjnore u zhvillua dreka e rastit në Hotel “Rogner” dhe në orën 18:00 pasdite pati një koncert në sallën e re shumë të bukur të kompleksit.

Thoma Dhima