Edhe kur erdhi dita e Pentikostisë, ishin të gjithë me një zemër
në një vend. Edhe papritur u bë një oshtimë nga qielli si oshtima e
një ere që fryn me fuqi, dhe mbushi gjithë shtëpinë ku ishin duke
ndenjur. Edhe u dukën mbi ta gjuhë duke u ndarë si prej zjarri, dhe
ndenjën mbi gjithsecilin nga ata. Edhe u mbushën të gjithë me Shpirt
të Shenjtë, e zunë të flisnin me gjuhë të tjera, siç u jepte Shpirti të
flisnin.
Veprat e Apostujve 2:1-4