EmailFacebookKontakt

Hapi dyert kisha e re e Gjithë Shenjtorëve

Tiranë
Hapi dyert kisha e re e Gjithë Shenjtorëve
Të gjithë e kanë parasysh për-
pjekjen mbi 20-vjeçare të Kryepi-
skopit Anastas për të ndërtuar kisha
sa më funksionale dhe afër besim-
tarëve. Dhe jo vetëm në qendrat e
qyteteve, por atje ku janë besim-
tarët. Kjo është synuar edhe në
Tiranë, me gjithë vështirësitë që pa-
raqet kryeqyteti për gjetjen e she-
sheve të ndërtimit për këtë qëllim.
Një komunitet i madh orthodhoks
ka ekzistuar prej kohësh edhe në
lagjen periferike të Kombinatit dhe
për t’iu përgjigjur nevojave të tij, në
mungesë të një hapësire tjetër, u
përdor oborri i kompleksit “Nazaret”
për të ngritur kishën e tyre. Kjo ki-
shë, duke qenë afër varrezave pu­
blike të Sharrës, do krijojë mundësi
më të mira edhe për shërbesat për-
kujtimore për të fjeturit orthodho-
ksë.
Kisha, që i kushtohet të Gjithë
Shenjtorëve, është e stilit bazilikë
me kupolë dhe portik nga tri anët.
Lartësimi i kambanave bëhet me
anën e një konstruksioni mural të
drejtë, me tri dritare ku janë vendo-
sur kambanat. Sipërfaqja e për-
gjithshme e saj është rreth 250 m2,
me lartësi në kupolë 12.5 metra.
Ikonostasi i gdhendur me dorë dhe
ikonat janë realizuar nga mjeshtrit e
punishteve përkatëse të kompleksit
“Nazaret”.
Kisha filloi nga funksionimi të
ndësinë e kësaj dite dhe falënderoi
të gjithë ata që kanë kontribuar për
ndërtimin e saj. Ai u ndal gjithashtu
në kuptimin e të kremtes dhe rëndë-
sinë e dëshmisë së shenjtorëve të
Kishës, e të gjithë atyre që u lutën
e sakrifikuan për ruajtjen dhe për-
parimin e besimit.
Kisha do të shërbejë rregullisht,
dhe çdo të diel e të kremte do të
kryhet Liturgjia Hyjnore, si dhe të
gjitha llojet e shërbesave.
Dielën e Gjithë Shenjtorëve, më 10
qershor, ditën kur feston, me Shër-
besën e Hapjes së Dyerve dhe Litur-
gjinë e parë Hyjnore. Ato u kryen
nga Kryepiskopi Anastas, i ndihmu-
ar nga Episkopi i Amantias, Hirësi
Nathanaili dhe klerikë të tjerë. Në