20 VJET nga Ringritja Kanonike
e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
uruar 60 kisha e manastire-monument kulture dhe janë riparuar mbi 160 kisha.
Janë ngritur, blerë dhe rikonstruktuar më shumë se 70 godina për kopshte, shkolla, qendra rinore, qendra shëndetësore, selitë mitropolitane, shtëpi pritjeje, punishte, mensa për të varfrit etj. E tërë vepra ndërtuese arrin në mbi 450 objekte.
Botimet
Janë botuar me dhjetëra libra theologjikë dhe formues. Kisha Orthodhokse ka shtypshkronjën e saj dhe boton gazetën e përmuajshme “Ngjallja”, revistën për fëmijë “Gëzohu!”, buletinin studentor “Fjala”, revistën rinore “Kambanat” etj., si edhe libra të ndryshëm liturgjikë, shpirtërorë, shkencorë etj. Nga viti 2009 boton edhe revistën periodike “Kërkim”, me artikuj për teologjinë, shkencën, kulturën, aktualitetin.
Më 24 qershor mbushen 20 vjet nga ringritja kanonike e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me zgjedhjen e z. Anastas Kryepiskop të Tiranës, Durrësit e të gjithë Shqipërisë. Këtë nismë e ndërmori Patriarkana Ekumenike, e cila i kishte dhënë autoqefalinë Kishës së Shqipërisë në vitin 1937. Zgjedhjes i parapriu një vit përpjekjesh hierapostolike nga Krye- piskopi, i cili mbërriti në Tiranë në korrik të vitit 1991, si Eksark Patriarkal.
Në vitet që pasuan Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, që ishte shpërbërë krejtësisht nga persekutimi shumëvjeçar, u ringrit tërësisht dhe u zhvillua në të gjitha fushat, siç e dëshmojnë të dhënat:
RINGRITJA NGA GËRMADHAT
Formimi i strukturave kishtare
U riorganizuan rreth 460 enori orthodhokse dhe zhvillohet veprimtari liturgjike, predikuese e katekiste në qytete e fshatra.
Në vitin 1998, u formua Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Auto- qefale të Shqipërisë, i përbërë nga Kryepiskopi dhe nga tre kryepriftërinj, me një protopresviter si kryesekretar. Në vitin 2006 u plotësua edhe me tre hierarkë të tjerë. Sinodi i Shenjtë sot përbëhet nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi z. Anastas; Hirësitë e Tyre, Mitropolitët: i Beratit z. Ignat, i Kor- çës z. Joan, i Gjirokastrës z. Dhimitër; Episkopët: i Apollonisë z. Nikolla, i Krujës z. Andon, i Amantias z. Nathanail, i Bylisit, z. Asti dhe Kryesekretari, Protopresviter z. Jani Trebicka.
Nga 3-4 nëntor 2006, në Manastirin e Ri të Shën Vlashit, në Durrës, u mblodh Asambleja e veçantë Kleriko-laike e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, e përbërë nga 257 përfaqësues (ku morën pjesë të gjithë klerikët), e cila studioi dhe pranoi unanimisht Statutin e ri të Kishës. Më 6 nëntor, u mblodh Sinodi i Shenjtë, i cili miratoi Statutin e ri të Ki- shës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Më 24 tetor 2008, u nënshkrua, sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë (1998), Marrëveshja për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella midis Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave, që në vazhdim u ratifikua nga Kuvendi i Shqipërisë dhe u bë ligj i Shtetit Shqiptar, me nr. 10057, më 22.01.2009.
Kleri
Me kujdesin e Kryepiskopit u arsimua dhe u hirotonis një brez i ri klerikësh, nënshtetas shqiptarë. Sot shërbejnë 146 klerikë (të të gjitha gradave) me arsim të lartë. (Ndërkohë kanë ndërruar jetë 17 klerikë.)
Rinia Orthodhokse
U krijuan dhe funksionojnë më shumë se 50 qendra rinore në qytete e fshatra. Çdo vit organizohen veprimtari rinore të larmishme si: kampin- gjet verore e dimërore, konferenca, veprimtari sportive, aktivitete me të rinj me aftësi të kufizuara, festivale rinore etj. Kampingje verore organizohen edhe në Kosovë.
Vepra ndërtuese
Janë ndërtuar 150 kisha të reja (të mëdha e të vogla), janë resta-
NISMA TË GJERA SOCIALE
Kujdesi shëndetësor
Qendra Mjekësore Diagnostike “Ungjillëzimi” në Tiranë, me 23 specialitete, ofron shërbime bashkëkohore mjekësore, me kontributin e mjekëve të njohur, e një personeli të specializuar dhe me aparatura mjekësore të teknologjisë së fundit. Në 11 vjet të funksionimit të saj janë realizuar më shumë se 1 milion vizita dhe mbi 3 milionë analiza.
Qendra të kujdesit parësor shëndetësor funksionojnë në Kavajë, Korçë, Jergucat (Gjirokastër) dhe Lushnjë. Ndërsa një njësi ambulante dentare ofron shërbimin e saj falas në qytete dhe fshatra (sidomos për fëmijët).
Në nëntor të vitit 2011 nisi të funksionojë, në një ndërtesë private, Qendra Okulistike dhe Otorinolaringologjike, me pajisjet mjekësore më moderne.
Arsimi
Për arsimin kishtar funksionon: Akademia Theologjike “Ngjallja e Krishtit”, në Shën Vlash të Durrësit dhe dy shkolla të mesme kishtare me emrin “Kryqi i Nderuar”, në Gjirokastër dhe në Sukth të Durrësit. Konvikti dhe të gjitha shpenzimet mbulohen nga Kisha.
Gjithashtu janë ngritur dhe funksionojnë 17 kopshte: në Tiranë, Durrës, Kavajë, Korçë, Lushnjë, Elbasan, Cërrik, Gjirokastër (2), Tepelenë, Dervician, Sarandë, Pogradec, Shkodër, Vlorë, Përmet, Berat, ku kanë përparësi fëmijët e familjeve në nevojë.
Për më tepër funksionojnë tri shkolla nëntëvjeçare: në Tiranë, shkolla shqiptaro-amerikane “Protagonistët”; dhe në Durrës e Gjirokastër, shko- llat shqiptaro-greke “Frymë Dashurie”.
(vijon në faqen 4)
20 VJET nga Ringritja Kanonike
e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
(vijon nga faqja 3)
Në Mesopotam, Sarandë, funksionon shkolla e mesme teknike “Apostull Pavli”.
Në Bularat, Gjirokastër, funksionon konvikti për vajza i shkollës së mesme.
Në mjediset e Manastirit të Ri të Shën Vlashit, Durrës, funksionon shtëpia e fëmijës “Shtëpia Orthodhokse e Shpresës”. Gjatë këtyre dy dekadave u është dhënë mbështetje teknike e materiale shumë institucio- neve të arsimit publik.
Nga viti 2000 funksionon në Tiranë – me filial në Gjirokastër – Instituti i Formimit Profesional “Frymë Dashurie”.
Nga tetori 2010, funksionon në Tiranë Universiteti “Logos”. Deri tani me dy drejtime: Ekonomiko-shkencor – tri degë. Shkenca të aplikuara – dy degë.
Zhvillimi bujqësor. Vepra humanitare
Gjatë krizave të ndryshme që ka kaluar vendi ynë (1992, ‘94, ‘97),
Në vitin 2008, pas tragjedisë në fshatin Gërdec, Kisha jonë dha kontributin e saj që në çastet e para, si dhe bëri thirrje e mblodhi ndihma të ndryshme nga besimtarë orthodhoksë brenda dhe jashtë Shqipërisë, në ndihmë të të dëmtuarve.
Ndihma humanitare janë shpërndarë edhe për familjet e prekura nga përmbytjet në zonat e Veriut.
Në vitin 1999 kur mbërritën në Shqipëri me mijëra refugjatë nga Kosova, Kisha Orthodhokse, në bashkëpunim me kisha të tjera në Evropë, ndihmoi dhe mbajti mbi 33.000 refugjatë.
Kontributi për kulturën
Një Zyrë e veçantë e Trashëgimisë Kulturore merret me objektet orthodhokse të kultit, që janë edhe monumente të kulturës kombëtare, për riparimin e të cilave, nën përkujdesjen e Kryepiskopit, janë përdorur deri më sot shumë miliona euro.
Janë ngritur kore në mjaft kisha, si edhe një kor bizantin, që ka nxjerrë deri tani shtatë kaseta dhe CD. Janë ngritur studio për pikturimin dhe restaurimin e ikonave. Deri sot janë restauruar rreth 600 ikona. U përgatit një brez i ri artistësh, që po rigjallëron traditën tonë shumë të pasur të ikonografisë.
Nga viti 1998 transmeton stacioni radiofonik “Ngjallja”, në frekuencat 88.5 FM.
Janë sponsorizuar botime të rëndësishme shkencore, filma dokumentarë, simpoziume shkencore, ekspozita të ndryshme, si ato ikonografike, me punime të fëmijëve etj.
Programe ekologjike
Në vitin 2001 u realizua seminari “Për ruajtjen e ambientit dhe formimin e kuadrove”, ku u trajnuan 25 të diplomuar të fakulteteve në nivel pasuniversitar, nga një grup pedagogësh të katedrave të biologjisë të Universiteteve të Tiranës, Athinës dhe Selanikut. Vijuan studime për ekosistemet e zonës së Zvërnecit, të lagunës së Nartës, të luginës së lumit Vjosa etj.
Marrëdhëniet ndërkombëtare
Kisha jonë merr pjesë në të gjitha mbledhjet dhe veprimtaritë e Kishave Orthodhokse në mbarë botën. Ajo është anëtare e Konferencës Evropiane të Kishave, anëtare e Këshillit Botëror të Kishave (Kryepi-
Kisha Orthodhokse ka zhvilluar një veprimtari të gjerë sociale e humanitare, duke siguruar e shpërndarë mijëra tonë ushqime, veshmbathje, ilaçe etj.
Kisha jonë ka mbështetur një numër të madh programesh sociale, ku përfshihen projekte zhvillimi për zonat malore, për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, ndërtime rrugësh e ujësjellësish, programi për edukimin shëndetësor të fëmijëve dhe grave dhe ngritja e qendrave shëndetësore në fshatra, kontributi për shkolla, jetimore, spitale, ndihma për institutet për persona me aftësi të kufizuara, azilet, për të burgosurit, dreka për të varfrit etj.
skopi Anastas është një nga tetë Presidentët e tij). Gjithashtu ai është President Nderi i organizatës më të madhe ndërfetare “Fetë për Paqen”.
* * *
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë me praninë dhe aktivitetin e saj në njëzet vitet që kaluan, kontribuoi në mënyrë thelbësore në rindërtimin më të përgjithshëm dhe në zhvillimin shpirtëror e social të vendit.