Përurimi bëhet më 24 qershor
Kompleksi i Katedrales së re të Tiranës “Ngjallja e Krishtit”, është ndërtuar në qe- ndër të kryeqytetit, në një truall që u dha gra- dualisht nga autoritetet shtetërore (2001-2005) në kompensim të truallit të kishës së vjetër kate- drale të Tiranës, e cila u shkatërrua nga regji- mi ateist më 1967. Për studimin arkitekturor të veprës, në vitin 2002 u zhvillua një konkurs ndërkombëtar, ku fitues
(vijon në faqen 7)
Përfundon Kompleksi i Katedrales së re
“Ngjallja e Krishtit”, Tiranë
(vijon nga faqja 1)
u shpall zyra “Papadatos Partnership LLP Architects”, nga Nju Jorku. Në vijim, projektit fillestar iu bënë përpunime të mëtejshme.
Kompleksi i veprës përbëhet nga këto korpuse: Kisha katedrale, Kishëza, Kamba- norja, Selia e Sinodit të Shenjtë dhe Qendra Kulturore. Koncepti arkitekturor i Kishës katedrale mbështetet në ciklin, që përmban kuptimin e kohës së pafundme (së përjetshme), aksi kulmor i të cilit (ai që lidh tokën me Qiejt) përbën edhe qendrën e të gjithë ansamblit. Ky aks është po ashtu edhe qendra e një kryqi të madh, me gjatësi dhe gjerësi 49 m, krahët e të cilit përbëjnë masat kryesore mbështetëse të kishës. Kisha mbulohet me kupolë, me dia- metër të brendshëm 26 m dhe lartësi 23 m, ndërsa katër masat mbështetëse përfundojnë me mbulesa gjysmëcilindrike.
Kryqi i kupolës, katër mbulesat gjysmëcili- ndrike të masave mbështetëse dhe tri absidat e Hierores janë të veshura me fletë bakri ngjyrë floriri. Në ndarjet ndërmjet dritareve të kupolës janë vendosur perimetrikisht 52 elementë de- korativë në reliev, ndërsa katër masat mbë- shtetëse dekorohen me basoreliev, me temë siglën jp dhe kallirin, si simbol i sakrificës dhe pjellorisë.
Pamja perëndimore – fasada e kishës formohet nga një hark i madh. Ky hark krijon përshtypjen e mikpritjes dhe shiriti i ndritshëm i qelqtë, në ngjyrë të kaltër, të jep përshtypjen e harkut të ylberit. Muri perëndimor është i
veshur me mermer të bardhë dhe në qendër të tij ndodhet hyrja kryesore. Mbi hyrjen kryesore është vendosur një kryq i madh i bronztë, i qarkuar nga dy kallinj, simbol i dashu- risë sakrifikuese dhe i përkushtimit (Joani, 12.24).
Lozha (gjinekoniti), që ndodhet mbi narteksin dhe dy hajatet anësore, disponon dysheme të shkallëzuar, në mënyrë që të gjithë besimtarët të kenë kontakt pamor me naosin qendror, amvonin dhe ikonostasin. Kupola përbrenda është me reliev të dekoruar me mozaik, në qendër të të cilit mbizotëron “i Gjithëpushtetshmi”, ndërsa dymbëdhjetë ndarjet përreth mbulohen me paraqitjen e
dekoruar të qiellit. Përqark të Gjithëpushtet- shmit, dymbëdhjetë rreze të krijojnë ndjesinë e rrezeve të Dritës Hyjnore, e cila nëpërmjet dritareve përçohet në të gjithë qytetin. Po ashtu me mozaik është zbukuruar absida e hierores dhe katër harqet që mbajnë kupolën. Midis hierores dhe naosit qendror ndodhet solea, e cila është e vendosur 50 cm më lart. Llamba- dari qendror është kompozuar me fletë bronzi, duke krijuar nivele të njëpasnjëshme qirinjsh në formë rrethore dhe gjysmërrethore. Po ashtu, 120 qirinj, të shpërndarë në mënyrë perimetrike, plotësojnë ndriçimin e kishës.
Në qoshen veriperëndimore të truallit është ndërtuar Kishëza, e cila mbulohet me çati në for-
më kryqi. Kubeja e saj, e veshur me fletë bakri, përfundon me dritare rrethore. Hierorja veço- het nga një ikonostas i gdhendur në dru, ndërsa nga një dritare rrethore e qelqtë, në qendër të dyshemesë, drita natyrale hyn në pagëzimoren, e cila gjendet pikërisht poshtë kishëzës, në katin e nëndheshëm. Kishëza i kushtohet Lindjes së Krishtit dhe është e zbukuruar me ikonografi murale.
Konceptimi arkitekturor i Kambanores me lartësi 46 m u bë nga Kryepiskopi Anastas, ndërsa projektimi përfundimtar u krye nga një grup projektuesish. Ajo përbëhet nga katër llambadhe Pashke, të cilat simbolizojnë katër Ungjillorët që shpallin Ngjalljen. Ato bashkohen rreth boshtit qendror të shkallëve. Shkalla rrethore të çon në dy kate të hapura, ku janë vendosur 16 kambana. Mbi kambana, ka një orë katërfaqëshe shënon kohën.
Në anën lindore të Kompleksit gjendet Se- lia e Sinodit të Shenjtë, ku do të vendosen zyrat e Sinodit, të Kryepiskopatës, biblioteka dhe dy kishëza. Këto mjedise janë të vendosura në katër kate të mbidheshme e në dy të nëndhe- shme. Në katin e tretë, tri veranda të mëdha shikojnë drejt qendrës së Tiranës e Kishës katedrale.
Plotësimi i nevojave për një Qendër Kultu- rore dhe Konferencash u realizua me shfrytë- zimin e dy kateve të nëndheshme, nën sheshin e kishës katedrale. Qendra përmban amfiteatër, me kapacitet prej 500-850 vendesh, që mund të përdoret, gjithashtu, edhe për referate, shfa- qje dhe veprimtari muzikore. Krahu i mjediseve
ndihmëse – prapaskenave, krijojnë mundësi që salla të përdoret edhe si teatër.
Në pjesën lindore të amfiteatrit, është kriju- ar një muze i vogël, një sallë referatesh, mjedise për bankete dhe një sallë për ekspozitat dhe veprimtaritë e fëmijëve.
Në të djathtë të shkallëve të mermerta ma- dhështore që të çojnë drejt Kishës katedrale, ekziston një hapësirë e bollshme për ambientet e librarisë dhe të dyqanit të objekteve ki- shtare. Ndërkohë, në krahun e majtë të shka- llëve ndodhen dy salla për takimet e të rinjve dhe e besimtarëve pas mbarimit të shërbesave kishtare. Në anën veriore, përpara Qendrës Kulturore, është krijuar një amfiteatër i vogël, i hapur, për veprimtari verore.
Me këtë vepër, Kisha Orthodhokse Auto- qefale e Shqipërisë synon të kontribuojë në plotësimin esencial të nevojave fetare të besim- tarëve, në kultivimin shpirtëror të të rinjve, në rimëkëmbjen e jetës kulturore dhe sociale të Tiranës dhe, më gjerë, të të gjithë Shqipërisë. Gjithashtu, ajo ka si qëllim të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve ndërkulturore ndërmjet grupeve sociale dhe në plotësimin e nevojave strehimore të Sinodit të Shenjtë dhe të Kryepiskopatës së Tiranës. Morfologjia e jashtme e Kompleksit gërshetohet si me formën e Kishës katedrale, ashtu edhe me arkitekturën karakteristike të godinave ministrore rreth saj dhe integrohet harmonikisht në qendrën historike të kryeqytetit, duke i shtuar asaj elementë evolutivë të shek. XXI.
Iniciativa, mbledhja e fondeve dhe mbikë- qyrja e veprës u bë nën kujdesin personal të Kryepiskopit Anastas.