Pakistan
Një tjetër histori dhune ndaj të krishterëve
Në Pakistan po ndodh shpesh që vajza të krishtera rrëmbehen me dhunë, detyrohen të pranojnë fenë islame dhe të martohen me bashkë- shortë të panjohur. Një histori e tillë ndodhi para pak ditësh në rajonin e Panxhabit, ku u rrëmbye një e kri- shterë vetëm 14 vjeçe, e sëmurë nga zemra, për ta martuar me dhunë me një mysliman.
Denoncimit të të atit, policia pa- kistaneze iu përgjigj se vajza e ki- shte bërë këtë me dëshirën e vet, duke iu mbyllur të gjitha dyert e drejtësisë, siç është e zakonshme.
Çdo muaj në Pakistan regjistro- hen rregullisht rreth 30 raste vaj- zash të krishtera dhe indu, sidomos të mitura, të rrëmbyera dhe të kon- vertuara me dhunë në myslima- nizëm. Por kriminelët kanë mbë- shtetjen e organeve të rendit, të drejtësisë së njëanshme, madje deri edhe të Gjykatës së Lartë pakista- neze. Dhe asnjë organizëm ndërko- mbëtar nuk e ngre zërin me forcën e duhur për të mbështetur të drejtat e tyre të shkelura në mënyrë brutale.