Akademia Teologjike për të njëmbëdhjetin vit radhazi kishte privilegjin të kishte të pranishëm disa ditë të majit atë Vasilis Thermos nga Greqia. Ai zhvilloi përgjatë një jave mësime të veçanta në të katër vitet, duke ndërthurur të dy shkencat, të teologjisë dhe të psiko- logjisë.
Atë Vasili, përveç se shërben për shumë vite si prift, është spe- cializuar edhe për psikologjinë e fëmijëve dhe adoleshentëve. Ai ka mbaruar studimet në teologji në Universitetin “Kapodistria”, në Athinë, ku ka mbrojtur edhe dokto- raturën. Më pas është kualifikuar në universitetet e SHBA, në degën e psikologjisë pimantike.
Leksionet e Patër Vasilit janë trajtuar në një radhë të caktuar për çdo vit, në mënyrë që studenti të marrë njohuritë bazë rreth karakte- reve njerëzore, tipave patologjikë etj.
Me studentët e vitit të parë ai trajtoi fazat e jetës së njeriut. Me vitin e dytë trajtoi shumëllojshmë- rinë e karaktereve; karakteret pato- logjike, karakteret fiziologjike, ka- rakteret e fëmijëve etj. Në vitin e tretë u trajtuan cilësitë e punëtorit
të Kishës, të pjekur e formuar me elementët pozitivë të tij dhe atyre që nuk e kanë arritur këtë fazë pjekurie, nga egoizmi dhe disa elementë të tjerë negativë etj.
Temat e trajtuara janë të vlef- shme, jo vetëm për të mësuar ndër- thurjen e dy shkencave, teologjisë dhe psikologjisë, por sepse mbu- lojnë përgjigjen e shumë pyetjeve që shoqërojnë të rinjtë në përballi-
min me vështirësitë e jetës dhe veçanërisht të asaj shpirtërore.
Gjithashtu, atë Vasili në datën 17 maj, ashtu si çdo vit, zhvilloi një takim me rininë studentore në Shtë- pinë e Rinisë, në Qytetin Studenti, duke mbajtur temën “Tri marrë- dhëniet që tregojnë njeriun e pjekur psikologjikisht”.
Përgatiti Thoma Shkira