Është e kotë të ndalemi gjatë për qëndrimin e krishterë kundër martesave homoseksuale dhe gjërave të tilla të ngjashme. Të gjithë i kanë të qarta. Por, në kuadrin e diskutimeve të bëra për 17 majin, të tërheq vëmendjen diçka. Mobilizimi i pashoq i disa diplomatëve për të promovuar “vlerat” antisociale dhe antifamilje të këtyre njerëzve dhe cilësimi prej tyre si të prapambetur dhe jo të denjë për Evropën të atyre që i kundërshtojnë.
Harrohet se Evropa, e ngritur mbi vlerat e krishtera, në shumicën e shteteve nuk i ka legalizuar këto lloj lidhjesh, që përpiqen t’ua imponojnë vendeve që aspirojnë të hyjnë aty.
Dhe, ndërsa kërkojnë të imponojnë këto lloj komunitetesh asociale, injorojnë, diskriminojnë dhe fyejnë komunitete mijëra herë më të mëdha, mijëravjeçare, ato të besimtarëve dhe njerëzve që i kanë të shenjta vlerat e familjes…të cilët i denigrojnë si të prapambetur dhe jashtë kohës!!!