“Zoti është drita ime dhe shpëtimi im; nga kush do të kem frikë? Zoti është fuqia e jetës sime, nga cili do të trembem?”
(Ps. 27:1)
“Frika nuk duhet çrrënjosur, por duhet të drejtohet në mënyrën e drejtë dhe shqetësi- met, frikërat e gabuara, duhet të hiqen, kështu që vetëm frika e Perëndisë të mbetet. Kjo ngaqë është e vetmja e ligjshme dhe e vërtetë, vetëm ajo mundëson të mos kemi frikë nga gjërat e tjera”.
(Laktantiusi)
“Dhe do t’u jap atyre një zemër dhe një rrugë që ata të më kenë frikë gjithë ditët e
Etërit e Shenjtë përfrikën
tyre dhe kjo do të jetë e mirë për ata dhe për bijtë e tyre pas tyre. Do t’u jap atyre frikë në zemrat e tyre, kështu që ata nuk do të largohen prej meje”.
(Jerem. 32:39-40)
“Ai që udhëhiqet nga frika e Perëndisë nuk ka frikë të ndodhet midis njerëzve të këqij. Duke pasur frikën e Perëndisë brenda vetes dhe duke mbajtur mburojën e pamposhtur të besimit, ai është i fortë në çdo gjë dhe mund të bëjë gjëra të cilat duken të vështira dhe të pamundura për të tjerë”.
(Shën Simeoni, Theologu i Ri)
“Frika e Perëndisë udhëheq dhe ripër- tërin dashurinë tënde”.
(Shën Klementi i Aleksandrisë)
“Pendimi është anija, dhe frika është timonieri i saj, dashuria është porti hyjnor. Frika na fut në anijen e pendimit, na mbart nëpër detin e rrezikshëm të jetës dhe na çon drejt portit hyjnor, që është dashuria. Kur kemi arritur dashurinë, ne kemi arritur Perëndinë dhe udhëtimi përfundon, sepse kemi ardhur në ishullin e botës tjetër, ku banon Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë”
(Shën Isaak Siriani)