Tiranë
Rektori i Universitetit të Selanikut vizitoi Kryepiskopatën e Shenjtë
Nga 11-12 maj, në Shqipëri bëri një vizitë dhe një sërë takimesh Rektori i Universitetit të Selanikut prof. Jani Milopoulos. Ai vizitoi Universitetin e Tiranës, u takua me Kryemi- nistrin Berisha, vizitoi shkollën “Arsakeios” etj.
Një stacion domethënës i vizitave të tij ishte në Kryepiskopatën e Shenjtë të Kishës sonë, ku u prit nga Kryepiskopi, Prof. Dr. Anastasi.
Gjatë bisedës u prek kontributi në mbë- shtetje të veprës së Kishës sonë në fushën e edukimit i dhënë në këto vite nga ky Universitet dhe perspektivat për të ardhmen. Vend të veçantë zuri dhe mbështetja për Universitetin “Logos”, të hapur nga Kisha jonë. Për këtë qëllim është konkluduar për një marrëveshje mes dy Universiteteve, që parashikon shkë-
mbim të personelit akademik dhe organizim të seminareve të përbashkëta.
Në këtë kuadër synohen edhe programe kualifikimi të përbashkëta në Mikrobiologji, Biokimi, Pedagogji, Teologji dhe Informatikë. Për këtë qëllim në shtator do të ketë një tjetër
vizitë të Rektorit të Universitetit “Aristoteli” në Tiranë, i shoqëruar nga një grup profesorësh, për të konkretizuar më mirë programet për kualifikimet pasuniversitare.
Korresp. i “Ngjallja”