EmailFacebookKontakt

Lushnjë – Kisha e ringritur e Shën Petros në Zhymë

Lushnjë – Kisha e ringritur e Shën Petros në Zhymë
Kisha e fshatit Zhymë,
në Myzeqe, afër Krutjes, e
mbyllur në vitet e regjimit
ateist, pak nga pak u rrë-
nua. Asaj iu shemb çatia e
më pas muret. Kështu po-
thuaj humbën dhe afresket
e saj. Si dhjetëra kisha të
tjera orthodhokse, me gjithë
vlerat që kishte, askush nuk
e futi në listën e monumen-
teve të mbrojtur.
Për t’iu përgjigjur nevo-
jave të këtij komuniteti be-
simtarësh, por edhe për të
rikuperuar vlerat e mbetura
para se të humbin plotë-
sisht, me fondet dhe kujde-
sin e Kryepiskopit Anastas
u bë ringritja e këtij vendi
të shenjtë.
Puna filloi që nga konso-
lidimi i themeleve, të cilat
nuk e mbanin dot strukturën
e kishës, ringritja e mureve,
duke shfrytëzuar atë që ki-
shte mbetur, çatia e deri te
konsolidimi i atyre pak pje-
sëve të mbetura të afre-
skut…
Gjithashtu, kishës iu ngrit
një hajat i bukur dhe u sis-
temua edhe territori përreth,
ku ndodhen edhe varrezat
e fshatit.