Ikonat janë piktura në të cilat janë pikturuar portretet e njerëzve të shenjtë (Krishtit, Virgjëreshës Mari apo shenjtorëve) dhe ngjarjet që lidhen me ta. Stili i tyre i pik- turimit karakterizohet nga një tek- nikë mjaft e stilizuar, duke përcjellë fuqishëm mesazhet e vërteta hyjno- re nëpërmjet këtij arti. “Çdo gjë që fjala transmeton nëpërmjet të fo- lurit, piktura e tregon heshtazi me imazhin” – thotë Shën VasiliiMadh. Ikona është një lloj gjuhe e përba- shkët që shpreh mësimin e krishterë orthodhoks dhe jetën adhuruese (për çdo moshë, komb, racë, gjini, si për të shkolluarit ashtu edhe për të pashkolluarit).
Në besimin e krishterë ortho- dhoks ikonat nuk janë piktura njerë- zore për zbukurim apo një ndihmë vizuale për soditje, frymëzim dhe lutje, patjetër që edhe ndihmojnë. Ato dëshmojnë për realitetin e pra- nisë së Perëndisë me ne: të pranisë së Mbretërisë së Perëndisë tek ne dhe të pranisë sonë te Mbretëria e Perëndisë në Kishë. Ikonat janë “simbole të besimit”, sepse kontri- buojnë në kuptimin e saktë të realitetit që duan të shfaqin; kontribuojnë në shfaqjen e personit të Krishtit, i Cili si Biri i Perëndisë u bë me të vërtetë njeri dhe si njeri Ai është me të vërtetë “ikona e Perëndisë së
padukshëm” (Kolos. 1:15 etj). Nuk mundemi dot të paraqesim Perëndi- në, por mundemi për aq sa na zbuloi Perëndia. E dukshmja dhe e paduk- shmja, materia dhe shpirtërorja ba- shkohen në ikonë në një unitet të pandarë. Pra, qëllimi i ikonave dhe i simboleve të tjera të Kishës është pikërisht dëshmia e veprave të shpë- timit, që solli bërja njeri e Krishtit.
Nderimi i ikonave nga të kri- shterët orthodhoksë nuk i jepet pikturës, por asaj që është piktu- ruar, pra personave të shenjtë që paraqet. Dhe nderimi që i jepet imazhit të paraqitur në ikonë i
shkon origjinalit d.m.th. personit që është shfaqur në ikonë. Kur rritet besimi, gjallërohet devot- shmëria, shpresëtaria dhe dëshi- ra e shenjtë e të krishterëve për imitim të jetës së krishterë të këty- re modeleve. Sepse duke nderuar ikonën, nderojmë personin ori- gjinal. Personi i pikturuar është prezent në ikonë, sipas hirit, dhe ikona ndihmon në realitetin e treguar me anë të simbolikës. Prandaj edhe besimtarët mund të takojnë në mënyrë të ndjeshme e të prekshme personat e para- qitur në ikonë.
Ne adhurojmë Perëndinë dhe Krishtin. Nuk adhurojmë shenjtorët, por i nderojmë ata si adhuruesit e vërtetë të Perëndisë. Nuk adhu- rojmë njerëzit, por admirojmë ata që jetuan dhe adhuruan saktë Pe- rëndinë.
Personat e shenjtë të paraqitur në ikona ushtrojnë fuqinë e tyre mirëbërëse nëpërmjet ikonave për të mirën e atyre që luten dhe mu- ndësojnë bekime shpirtërore, duke qenë edhe kanale të fuqishme të Hirit Hyjnor. Shumë ikona janë bërë të famshme për mrekullitë e tyre.
Ikonat luajnë rol të rëndësishëm në adhurimin drejtuar Perëndisë dhe Zotit tonë Jisu Krisht si gjatë adhurimit të përbashkët, ashtu edhe në atë personal.
Duke qenë se ikonat konside- rohen të shenjta, edhe nderimi i tyre shfaqet me shenja të dukshme si: lutje përpara tyre, përkulje përpara tyre, puthja e tyre, temjanisja e tyre, ndezja e qirinjve dhe kandilave përpara tyre, zbukurimi i tyre me gurë të çmuar dhe lule, kryejmë procesione të tyre, në disa raste u drejtojmë edhe himne etj.
Ikonat mund të paraqiten në dru, letër, mozaik, në mur dhe materiale të tjera.
(Vijon)
Përgatiti: Episkop Asti