EmailFacebookKontakt

Vizita dhe ndihma në burg

Motoja “Sepse pata uri e më dha- të të ha; pata etje, e më dhatë të pi; ^u sëmura, dhe erdhët të më shihni; isha në burg, dhe erdhët tek unë” (Matth. 25:35-37), udhëhoqi dhe shoqëroi grupin e parë të besimta- rëve orthodhoksë, të cilët morën përsipër të fillonin vizitat shpirtë- rore e sociale dhe ndihma në ushqime në burgun nr. 325 në Tiranë.

Këto takime datojnë në vitin 1998 dhe vazhdojnë edhe sot. Rë- ndësia e këtyre takimeve u theksua shumë, duke qenë se vetë natyra e kësaj plage në shoqërinë shqiptare është e tillë. Gjatë viteve të ndih- mës atje, janë parë nevojat e perso- nave që vuajnë dënimin në këtë ambient. Në bashkëpunim me stafin drejtues të burgut nr. 325 është bë- rë e mundur, që të dërgohet te këta njerëz ajo që është më emergjentja, por edhe ndjenja sociale e huma- nitare.

Kështu në vitin 2000 në burgun 325 në Tiranë, filloi punën serra e ndërtuar nga Kryepiskopi në ndih- më të të dënuarve. Në këtë serrë

u punësuan mjaft gra, të cilave iu dhuruan edhe materialet përkatëse për punën atje. Festat e Krishtli- ndjes dhe Pashkës gjithmonë kanë qenë shumë të dashura për këta njerëz, sepse grupi i Kishës sonë organizonte për të gjithë ata drekë dhe festa të bukura.

Në vitin 2006 nga personeli i këtij burgu u kërkua financimi për ndërtimin e një fushe sportive, për rreth 160 burra që vuajnë dënimin në këtë burg, kryesisht të moshave të reja. Kryepiskopi Anastas, i cili ndodhej për një vizitë në këtë ambient, pranoi këtë kërkesë dhe shu- më shpejt filloi puna për ndërtimin e kësaj fushe. Kostoja e saj shkoi rreth 20 mijë USD.

Përveç këtyre po në këtë Insti- tucion Kisha jonë ka bërë një in- vestim edhe në libra, kompjuterë dhe printera për të burgosurit.

Vizita të tilla dhe ndihma shpir- tërore, sociale e materiale kryhen rregullisht edhe në Durrës në Qe- ndrën e Paraburgimit të zonës, të Beratit, Korçës dhe Gjirokastrës.