EmailFacebookKontakt

Pranë njerëzve me aftësi të kufizuara

Pranë njerëzve me
aftësi të kufizuara

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka treguar një vëme- ndje të veçantë ndaj personave me aftësi të kufizuara mendore, por edhe atyre fizike, duke treguar dashu- rinë dhe kujdesin e saj. Përmes ak- tiviteteve në vite është shprehur ga- tishmëria për të qëndruar pranë në lutje dhe ndihma shpirtërore e materiale ndaj kësaj pjese të shoqëri- së, që më shumë se çdo gjë tjetër ka nevojë për dashuri.

Që prej vitit 2002, Zyra e Rinisë organizon veprimtarinë “Fundjava e miqësisë”, si për të treguar një miqësi që ka nisur dhe vazhdon me entuziazëm, duke u bërë edhe më e bukur nga njëri vit në tjetrin. Rreth 40 persona me aftësi të kufizuara nga Tirana, Kukësi, Tropoja, Laçi, Fieri, Berati etj. marrin pjesë çdo vit në këtë veprimtari në qytetin e Durrësit ose në Tiranë. Përvoja e fituar vit pas viti tregon se miqësia mes të rinjve orthodhoksë dhe per- sonave me aftësi të kufizuara fizike është rritur dhe forcuar.