Mensat
e bamirësisë
“Shoqëria
e Dashurisë”
Mensat e bamirësisë “Shoqëria e Dashu- risë”, po japin një kontribut mjaft të çmuar për të varfrit e shumtë të shoqërisë shqiptare. Në Tiranë, Korçë, Berat dhe Gji- rokastër Kisha Orthodhokse po ndihmon me ushqim mjaft njerëz në nevojë. Kjo veprimtari zhvillohet gjithnjë e më shumë, sepse këto qendra kanë si qëllim jo vetëm të ndihmojnë këta njerëz me ushqim të gatuar ditor, por dhe t’u ofrojnë atyre një vend të sigurt, ku të ndiejnë dashuri për njëri-tjetrin dhe për jetën. Për të arritur këtë qëllim, besimtarët përpiqen vullnetarisht të sigurojnë një mjedis sa më të pastër, të re- hatshëm e mikpritës dhe të shërbejnë drekë të ngrohtë e me vlera ushqimore.
Grupet organizatore punojnë në mensa me përkushtim, duke i trajtuar të gjithë si miq me respekt, dashuri dhe dinjitet. As- kush nuk pyetet se cilit besimi i përket, por bëhet përpjekje serioze për të kuptuar nevo- jat e tyre. Numri i atyre që ushqehen në mensa është rritur, duke arritur në më shu- më se 500 veta. Miqtë e këtyre mensave janë njerëz të varfër, me vështirësi të thek- suara ekonomike, të cilët janë evidentuar nga besimtarët ose edhe vetë këta njerëz në nevojë kanë trokitur në dyert e Kishës sonë për të kërkuar ndihmë.
Këto mensa shërbejnë drekën në Tira- në 3 ditë në javë, në Korçë 4 ditë në javë, në Berat 2 ditë në javë dhe Gjirokastër 1 di- të në javë. Mensat janë bekuar me mundin e shumë vullnetarëve bamirës, që përpiqen me punën, ndihmën ekonomike dhe kontri- butin e tyre të realizojnë këtë vepër bamirëse.
Grupet organizatore bëjnë edhe vizita në shtëpitë e tyre për të parë më nga afër nevojat dhe se si mund të ndihmohen edhe më tepër. Hapja e këtyre mensave bëhet e mundur falë kontributit dhe bekimit të Kryepiskopit Anastas. E vërteta është se ka shumë të varfër në Shqipëri, prandaj bashkë me ndihmën materiale orthodhoksët luten që të gjitha përpjekjet të lehtësojnë disa nga vuajtjet e tyre dhe t’i ndihmojnë këta njerëz të shohin Dritën e Dashurisë.