EmailFacebookKontakt

Ngjitja (Analipsi)

Ngjitja
(ANALIPSI)
U ngjite në lavdi, o Krisht Perëndia ynë
dhe u gëzuan nxënësit e tu nga premtimi i
Shpirtit të Shenjtë dhe me bekimin u sigu-
ruan se Ti je Biri i Perëndisë, Shpëtimtari
i botës!
(Përlëshorja)

Mbasi e mbarove veprën për ne përmbi dhe, dhe bashkove qiellin me dhenë, u ngjite me lavdi, o Krisht Perëndia ynë, por pa u ndarë prej atyre që të duan Ty, duke mbetur me ata dhe duke thënë: Ja unë jam me ju dhe askush nuk do jetë kundër jush!

(Shkurtorja)

Ditën e dyzetë mbas Pashkës së Tij, Jisui u ngjit në qiell, për t’u lavdëruar në të djathtën e Perëndisë (Veprat 1:9-11; Marku 16:19; Lluka 24:51). Ngjitja e Krishtit është nisja e Tij e fundit fizike nga kjo botë mbas Ngjalljes. Ajo është plotësimi zyrtar i misionit të Tij në këtë botë, si Shpëtimtari Mesianik. Eshtë kthimi i Tij i lavdishëm tek Ati, që e dërgoi Atë në botë për të kryer veprën që i kishte dhënë për të bërë (Joani 17:4-5).