EmailFacebookKontakt

Trashëgimia e krishterë e Evropës dhe roli vital që të krishterët kanë në të tashmen dhe në të ardhmen e saj

“Trashëgimia e krishterë e Evropës
dhe roli vital që të krishterët kanë në të tashmen
dhe në të ardhmen e saj”

Kryepiskopi, Prof. Dr. Anastasi,
i Tiranës, Durrësit
dhe i gjithë Shqipërisë

ultura e Evropës është rrjedhojë e një procesi të gjatë shumëshekullor, në vazhdën e të cilit janë krijuar, diskutuar dhe janë pranuar mjaft elementë të ndryshëm. Shumë nga vlerat e saj shpirtërore kanë mbijetuar dhe dalë nga eksperienca të frikshme të luftërave dhe janë temperuar në furrën e konflikteve të hidhura.

I

Rrënjët e krishtera
të vlerave shpirtërore të Evropës

N

ë vija të përgjithshme pranohet se, në sin- tezën e kulturës evropiane rol udhëheqës

ka luajtur fryma antike greke, ajo romake dhe fryma e krishterë. Përmbledhtazi mund të thek- sojmë këto pika: Mendimi antik grek kontri- buoi në idenë e demokracisë, të lirisë dhe të bu- kurisë; tradita antike romake në principet e or- ganizimit, administrimit dhe drejtësisë; dhe kri- shterimi në fuqinë e besimit, faljes dhe dashurisë.

Në çdo diskutim të identitetit evropian, është detyrë e jona që me vendosmëri t’u kujtojmë njerëzve se Krishterimi ka dhënë elementë vita- lë që kontribuuan në kulturën evropiane në për- gjithësi dhe që janë ende të rëndësishëm në di- tët tona. Do të doja të theksoja këto tri veçori:

Sëpari, zbulimi i fuqisë së lirisë dhe dashu- risë në histori, i cili i vendos marrëdhëniet njerë- zore në një bazament të ri, siç ndodhi edhe me marrëdhënien tonë me Perëndinë personal.

(vijon në faqen 7)

“Trashëgimia e krishterë e Evropës dhe roli vital që të krishterët
kanë në të tashmen dhe në të ardhmen e saj”

(vijon nga faqja 1)

Së dyti, besimi në diçka që në pamje të parë duket logjikisht e pamundur; besim që të çon në një kërkim më të përgjithshëm të së vërtetës – duke përfshirë edhe atë shkencore- përtej dukjeve dhe nevojave të thjeshta.

Së treti, dëshira për t’u përpjekur, ftesa dhe sfida për përpjekje shpirtërore të vazhdueshme në jetën shpirtërore, që fuqizon të gjitha fuqitë njerëzore në një proces të vazhdueshëm për transformimin e botës. Kjo shtrirje e potencia- leve njerëzore kontribuon në zhvillimin e pare- shtur të përpjekjeve të njeriut, në një proces shumë të vlefshëm për ta shtyrë veten tonë gjithmonë përpara, gjë që është bërë veçoria dalluese e kulturës së krishterë.

Vitaliteti shpirtëror i kulturës evropiane është themeluar gjithashtu edhe në kërshërinë intelektuale, në qëndrimin kritik, në dialogun, autokriticizmin, përpjekjen për të mposhtur dështimin, në sintezën dhe shtjellimin e pro- blemeve globale. Sigurisht, këto janë të lidhura jo vetëm me trashëgiminë e mendimit grek, por edhe me dinamikën e etikës së krishterë: prirjen drejt pendimit, purifikimit dhe ripërtëritjes.

Historikisht, nuk mund të vihet në dyshim fakti se një numër i madh “genesh” të krishtera ka hyrë brenda formulës së “genomës” të kulturës evropiane.

II

Kontributi në forcimin e vlerave
shpirtërore bazike

T

ë krishterët e Evropës kanë përgjegjësi historike që të vazhdojnë të japin kon- tributin e tyre esencial në mbështetjen e vlerave shpirtërore, të cilat janë ushqyer në gjirin e saj dhe për të shprehur kuptimin e tyre më të thellë. Dhe konkretisht:

Theksimi i dinjitetit të çdo personi nje- rëzor si një e drejtë njerëzore themeltare. Ky princip që ka qenë themeli i legjislacionit të shteteve evropiane, është ndërtuar në nënvetë- dijen e kulturës evropiane, e cila është formuar nga besimi i krishterë. Dinjiteti njerëzor nuk ndodhet në krenarinë borgjeze të vagullt. Ai është themeluar në besimin se burri ose gruaja është personi i hirshëm, është krijimi i Perëndisë personal.

Rrjedhojë e parimit të mësipërm është respekti për çdo person njerëzor, pavarësisht

origjinës, racës, edukimit apo bindjeve fetare, si edhe garantimi i lirisë së tyre. Liria është një nga idetë më themelore të Krishterimit. Perë- ndia, i Cili është i lirë, e krijoi njeriun që të jetë i lirë dhe i përgjegjshëm për veprimet e tij. Dinjiteti, liria dhe përgjegjësia janë në marrë- dhënie ndërvepruese të ngushtë. Sa i takon lirisë personale, duhet të dimë “se liriajonë nuk është vetëm personale, por edhe ndërperso- nale. Ne mund të jemi me të vërtetë të lirë, nëse formojmë një pjesë të komunitetit me persona të tjerë të lirë. Liria nuk është e vet- muar, ajo është sociale”.

Më në veçanti, sa i takon lirisë personale fetare, është e nevojshme, në një shoqëri të shekullarizuar, t’u theksojmë njerëzve të drejtën

për t’iu drejtuar të hirshmes, të shenjtës, Perëndisë personal dhe të shprehim besimin tonë në publik. Përballë prirjes së disa grupimeve të shekullarizmit militant për të imponuar principet e tyre mbi Evropën në përgjithësi, ne jemi të detyruar, si të krishterë, të mbrojmë të drejtat e Kishave tona për të shpallur publikisht bindjet tona të krishtera.

Besimi biblik rreth martesës dhefami- ljes themeloi parimin e monogamisë, që është thelbi i shoqërisë së Evropës dhe përcaktoi marrëdhëniet legjitime midis dy sekseve. Theksoi dhe frymëzoi besnikërinë dhe për- mbajtjen personale si elementë thelbësorë të aftësisë së saj ripërtëritëse. Nëse kjo strukturë tronditet, shoqëria do të shkojë drejt perë- ndimit të saj.

Të gjithë evropianët duhet të jenë qyte- tarë të përgjegjshëm të vendeve të tyre dhe

të Evropës në përgjithësi. Ata duhet të veprojnë me qëndru- eshmëri, në mënyrë parimore dhe krijuese dhe gjithashtu të kontribuojnë në formimin e një komuniteti personash, që mbron natyrën dhe ambientin, që for- con drejtësinë, paqen, barazinë, solidaritetin dhe dashurinë në rrathë koncentrikë: duke nisur nga populli në të cilin ata bëjnë pjesë dhe duke i shtrirë interesat e tyre përtej vetes, që këto vlera të triumfojnë në mbarë botën.

Konfuzioni i ideve, pështjellimi i paparë i utilitarizmit, racionalizmit dhe kërkimit të lumturisë, injorojnë rëndësinë e qenies njerëzore. Ato mbartin stres dhe dhunë në shumë individë. Kush pra, ka për të gjallëruar pulsin e jetës dhe të shpresës? Duhet besim dhe entuziazëm, optimizëm në rrugën ku po shkon Evropa, besim në njerëzit dhe në të ardhmen e tyre. Dhe burimi më i pastër i këtij lloj besimi mbetet e vërteta e Ungjillit.

Kontributi më monumental i besimit të krishterë ka qenë – dhe do të jetë gjithmonë – theksimi i parimit të dashurisë – me të gjithë gjerësinë, thellësinë dhe lartësinë që i ka dhënë kuptimit të saj. Dhe njëkohësisht, Ungjilli ka

dhuruar frymëzim dhe forcë për miliona be- simtarë në përvojën e tyre të jetës. Pa dashuri, kultura njerëzore e humbet vitalitetin, fuqinë dhe bukurinë e saj.

***

S

i përfundim, dëshira për të ardhmen e Evropës nuk qëndron në lënien mënjanë të traditës sonë të krishterë, por në faktin se ne duhet të jetojmë me të vërtetë natyrën e saj të vërtetë, duke theksuar mbi të gjitha vlerat e saj të lirisë dhe të dashurisë.

Rigjallërimi dhe jo margjinalizimi i besimit të krishterë, që jetohet çdo ditë, është thel- bësor. Fuqia dhe bukuria e tij do të ndihmojnë shoqëritë evropiane të ruajnë identitetin e tyre dhe të zhvillojnë vlerat që përbëjnë thelbin e kulturës së Evropës, si dhe dinamizmin e saj krijues.