EmailFacebookKontakt

E Diela e Miroprurëseve

E Diela e Miroprurëseve
E Diela e tretë mbas Pashke i
kushtohet grave miroprurëse, të
cilat u kujdesën për trupin e Shpë-
timtarit në vdekjen e Tij dhe ishin
dëshmitaret e para të Ngjalljes së
Tij. Të tre troparet e së Premtes së
Zezë këndohen përsëri dhe formoj-
në temën e ditës:
Bujari Josif, pasi e zbriti tru-
pin tënd prej Kryqit të Çmuar,
e mbështolli me një savan të
paqmë, e leu me vajra erëmirë
dhe e vuri në një varr të ri.
Zbrite në vdekje dhe në varr
për ne, ti o jetë e pavdekshme,
Ferrin të vdekur e shtrive kur
ndriçove si Perëndi.
Një engjëll u qëndroi para
grave miroprurëse dhe iu tha:
Miroja është e përshtatshme
për të vdekurit, por Krishti e
tregoi veten të çliruar nga pri-
shja! Prandaj shpallni: Zoti u
ngjall dhe i fal botës mëshirë e
shpëtim.