EmailFacebookKontakt

Një monument në rrezik – KISHA E SHËN NIKOLLËS NË SHELCAN

Një monument në rrezik
KISHA E SHËN NIKOLLËS NË SHELCAN
Kisha e Shën Kollit në Shelcan
ka statusin e monumentit të kultu-
rës të kategorisë së parë dhe mban
numrin 38 në listën e monumenteve
të rrethit të Elbasanit. Ndërtuar në
vitin 1554 dhe më pas e pikturuar
nga Onufri, ajo përbën një nga ki-
shat më të veçanta në llojin e saj.
Jo e mirëmbajtur dhe e parestauruar
ajo na vjen ditët e sotme me një
seri problemesh serioze, të cilat nuk
duhen nënvlerësuar.
Duket qartë që në këtë monu­
ment nuk janë bërë ndërhyrje që
para viteve nëntëdhjetë. Në kon-
statimet e para vihen re çarje verti-
kale deri në themel të konstruksio-
nit, gjë që ka ardhur si rrjedhojë e
dëmtimit të materialit të strukturës,
por edhe nga ajo që është më e
rëndësishmja, rrëshqitja e shtresave
të tokës në një zonë shumë të gjerë.
Kjo duket qartë edhe në shtëpitë
afër, disa nga të cilat janë rrënuar.
Gjithashtu, dëmtimet e materialit
qeramik të mbulesës së çatisë, rre-
zikojnë hyrjen e lagështisë në pje-
sën e interierit dhe ndikimin e saj
në pikturën murale.
Piktura, që është edhe elementi
më i rëndësishëm i monumentit, na
vjen e dëmtuar nga mungesa e
ndërhyrjeve restauruese, si dhe nga
velatura e theksuar me ngjyrë të
purpurt, gjurmë e kohës së ndotjeve
të metalurgjikut të Elbasanit. Këto
velatura, në bashkëpunim me la-
gështirën që vjen nga çatia do ta
kalçifikonin atë në shtresën e piktu-
rës. Në krahun verior, në një sipër-
faqe të vogël duket që para disa
vjetësh ka pasur një përpjekje për
konservimin e afreskut, zonë e cila
është e ruajtur më mirë.
Gjendja kritike e monumentit na
bën te mendojmë që nëse kjo situatë
do të vazhdojë e njëjtë, atëherë do
të humbasim pikturën që është kaq
e vlefshme si dhe më pas të gjithë
monumentin.
Ark Restaurator
Gentian Stratobërdha