Nigeri
Kamikazë për Pashkë
Për Pashkë pati përsëri sulme nga ekstremistët e Boko Haram, që refuzon çdo mësim joislam. Në Kaduna, në veri të Nigerisë, një kamikaz me një autobombë shpërtheu pranë një kishe, duke vrarë 20 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Disa atentate kishin ndodhur dhe për Krishtlindje, ku vetëm në njërin nga ata ishin vrarë 44 vetë.
Nigeria ka 160 milion banorë, gjysma të krishterë dhe gjysma myslimanë, por ekstremizmi i radikalizuar në shtetet veriore të vendit, ka sjellë thirrje për dëbimin e të krishterëve, sulme ndaj tyre, por dhe sulme ndaj vetë myslimanëve të moderuar.