EmailFacebookKontakt

Tiranë – Gratë orthodhokse pranë personave nevojtarë

Tiranë

Gratë orthodhokse pranë personave nevojtarë

Gratë e Lidhjes Orthodhokse të Tiranës e përje- tuan atmosferën e Pashkës duke kryer shërbime të shumta në njerëz në nevojë. Fillimisht ato vizituan të së- murë e të moshuar në shtë- pi, biseduan për problemet e shqetësimet e tyre dhe ofruan ndihma të ndryshme. Ato u bënë urë lidhëse që prifti të vizitojë të sëmurët në shtëpi dhe azile dhe të kryejë Misterin e Rrëfimit dhe Kungimit hyjnor. Këto shërbime u kryen, disa ditë para Pashkës nga Hirësi Nathanaili dhe atë Stavri Dushi në 15 të sëmurë e të moshuar orthodhoksë që janë strehuar në dy qendra ku shërbejnë motrat e Në- në Terezës. Gratë e Lidhjes shpërndanë vezët e kuqe dhe ëmbëlsira për 80 veta.

Në azilin shtetëror në Tiranë, u përgatit një drekë për 30 persona, ku dy gra aktiviste të Lidhjes Ortho- dhokse ndihmuan për të bërë pazar dhe gatuan ba-

shkë me stafin e kuzhinës. Tavolina u zbukurua me vezët e kuqe dhe të moshu- arit e ndjenë vetën e tyre si në shtëpi.

Ky aktivitet u krye me të ardhurat që gratë mblo- dhën nga komuniteti be- simtar në Kishën e Ungji- llëzimit të Dielën e Dafinës.

Pako me ushqime, de- tergjentë, veshmbathje dhe ndihmë monetare janë dhu- ruar edhe në 300 persona

të tjerë, duke përfshirë këtu të varfër, fëmijë jetimë, persona të pastrehë, të sëmurë e të paralizuar.

Një festë e veçantë u bë me rastin e Pashkës te mensa “Tryeza e dashurisë”, ku hanë ushqim dy herë në ja- vë rreth 80 persona në ne- vojë. Më 17 prill u përgatit një drekë e pasur për 90 ve- ta me ushqime cilësore, vezë të kuqe, fruta dhe ëmbëlsi- ra. Kryepiskopi dhe dy do-

natorë të tjerë financuan për këtë drekë, si edhe për dy të tjera në vijim.

Më 18 prill gratë vazh- duan aktivitetin e tyre në Burgun 325 në Tiranë. Me gratë u bashkuan edhe tri të reja nga Lidhja rinore e Ki- shës. Fillimisht grupi trans- metoi Lajmin e Ngjalljes dhe më pas ndanë vezët e kuqe dhe dhuratat e për- gatitura për 155 të dënuar. Stafi drejtues i këtij institu-

cioni shprehu falënderime të përzemërta për përkuj- desjen e vazhdueshme për ta.

Zyra e Lidhjes së Grave “Përhapja e Dashurisë” shpreh mirënjohje të thellë dhe falënderime të përze- mërta për të gjithë bashkë- punëtorët që dhanë kontri- butin e tyre të sinqertë dhe vullnetar në ndihmë të nje- rëzve në vështirësi.

Rajmonda Shqevi