“Është kontributi Juaj edhe në punën e madhe që keni bërë për bashkëjetesën fetare”
Të Dielën e Pashkës, në sallën e pritjes në Kryepiskopatën e Shenjtë, në kryeqytet, atmosfera e Ngjalljes i bënte më të pranishëm gëzimin dhe harmoninë. Erdhën për të uruar Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastasin, përfaqësues të besimeve të tjera fetare, drejtues shtetërorë, deputetë, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të ambasadave të trupit diplomatik, drejtues institucionesh e intelektualë të shquar etj. Erdhën edhe shumë besimtarë, të cilët i përcollën Kryepi- skopit urimet më të ngrohta në këtë ditë të Ngjalljes së Zotit tonë Jisu Krisht dhe falënderimet për gjithçka që ai ka bërë për ta.
Pas 20 viteve të rikthimit të besimit në Shqipëri, Perëndia na denjësoi të festonim Pashkët. Në këta 20 vjet është bërë një punë shumë e madhe për ringritjen e Kishës nga themelet, në këtë vend ku ateizmi kishte shkatërruar jo vetëm tempullin, por edhe besimin te Perëndia. Sigurisht, ky kalim nuk ishte i lehtë. Ky kalim solli rindërtimin e tempullit, por dhe të besimit, kykalimsollirigjallërimin, rilindjen ekëtij vendi. “^dhe sot, – tha ndër të tjera Kryepiskopi Anastas, në urimin e mirëseardhjes për Kryeministrin Berisha, – Pashka na fton për një dalje vendimtare nga ajo çka jemi, në atë që Zoti i ngjallur dëshiron të bëhemi”, duke theksuar ndër të tjera, se edhe politikanët duhet të punojnë nën këtë frymë.
Kryeministri Berisha në urimin e tij vlerësoi si shumë të rëndësishëm kontributin e Kryepiskopit Anastas për rindërtimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. “^Është veçanërisht kontributi Juaj. E theksoj, – tha zoti Berisha, duke iu drejtuar Kryepiskopit Anastas, – është kontributi Juaj, madje edhe për kthimin e besimit te njerëzit, siç është kontributi Juaj edhe në punën e madhe që keni bërë për bashkëjetesën fetare”. Dhe përfundoi duke thënë: “Uroj të gjithë besimtarët, sot, në këtë ditë të përjetimit të Ngjalljes, të përjetësisë, të shpresës. Ringjallja e Krishtit është lindja e përjetësisë dhe jam plotësisht dakord me Ju, – iu drejtua ai Kryepiskopit Anastas,- një komb i tërë është ringjallur në këtë tokë dhe ky është kombi shqiptar. Ndaj, shqiptarët kanë më shumë arsye për të festuar dhe për të nderuar këtë ditë. Gëzuar!”
Në momentet kur në sallën e pritjes ishin të pranishëm Kryetari i PS, Edi Rama me bashkëshorten dhe ambasadori i SHBA në Shqipëri, z. Arvizu, Kryepiskopi Anastas përshëndeti: “Ne jemi shumë të lumtur, sepse e dimë që dashuria, e vërteta dhe drejtësia mbijetojnë. Me gjithë zemër i jemi mirënjohës atyre që janë në krye të jetës politike të vendit dhe përfaqësuesve të ambasadave dhe në këtë mënyrë iu urojmë atyre suksese në punë dhe shumë fryte”.
Luljeta Pjetri