Shën Gjergji ka lindur rreth vitit 275 pas Krishtit, nga prindër të krishterë. I ati ishte nga Kapadokia, e ëma nga Lida e Palestinës. I ati, pak vite pas lindjes së djalit, u arrestua dhe u dënua me vdekje martirike për Krishtin. Kur Shën Gjergji mbushi 18 vjeç, u mobili- zua për ushtar dhe e shpunë në Nikomendi, e cila në atë kohë ishte kryeqendër e pjesës lindore të shtetit romak.
Në ushtri u çmua shumë shpejt. E vunë në gardën perandorake dhe nisi t’i merrte gradimet njëri pas tjetrit. Pas luftës, së Dioklecia- nit me persët, ku ai u shqua për trimëri të rrallë, mori titullin e princit.
Në vitin 303 pas Krishtit, pera- ndori Dioklecian, i nxitur nga ndihmësi i tij Galer, i cili ishte një kundërshtar i tërbuar i të krishte- rëve, shpalli dekretin e tij të parë kundër fesë së krishterë.
Shën Gjergji ishte në këtë kohë 28 vjeç. Më parë shpërndau ndër të krishterët e persekutuar gjithë pasurinë, pastaj shkoi te kryetari i Gardës Perandorake dhe dekla- roi se kërkonte të zbatoheshin kundër tij dekretet perandorake të persekutimit kundër të krishterë- ve. Galeri dhe Diokleciani u habi- tën dhe u munduan t’ia mbushnin mendjen ta tërhiqte deklaratën, pa e detyruar që t’u sillte kurban idhuj- ve. Po ai nuk e pranoi atë kompro- mis; përkundrazi nguli këmbë në pohimin e tij se ish i krishterë. Atë- herë filluan torturat, por dëshmori gjithnjë falënderonte Perëndinë dhe i lutej ta ndihmonte që të që- ndronte sa më i fortë mbi gurin e patundur të besimit. Shenjti psalte: “Do të lartësoj, o Perëndia im, o mbreti im dhe do të bekoj emrin tënd në jetë të jetës; do t’i këndoj Perëndisë tim për gjithçka, Perë- ndisë i cili po ma bën rininë të gë- zuar”. Në kohën kur po zhvillohej kjo skenë e çuditshme, Diokleciani dhe ata që e shoqëronin, të sigurt tanimë për vdekjen e Shën Gjergjit dhe për mënyrën e hakmarrjes, kishin shkuar në tempullin e pa-
ganëve ku u sillnin kurban perë- ndive të tyre. Pa pritur u doli për- para Shën Gjergji shëndoshë si molla, plot kurajë e trimëri. Jisu Krishti, për të shpërblyer vetëmo- himin e përsosur të atletit të tij, dhe duke dashur që, me anën e çudira- ve, të përulë egoizmin perandorak dhe të tërhiqte shumë shpirtra paga- në në krishterim, lejoi që një engjëll i Zotit ta lironte shejtanin nga rrota e t’i shëronte menjëherë plagët.
Diokleciani e shikonte çudinë por nuk mund ta kuptonte dot. Ç’e pengonte? Verbësia pagane. Pas habisë deshi të jepte menjë- herë urdhër të arrestohej dëshmori i madh dhe të ekzekutohej këtë radhë menjëherë. Por tek po bë- hej gati të jepte urdhrin, një ngjarje e re krejt e papritur e tronditi përsë- ri. Dy nga kryegjeneralët e tij, Anatoli dhe Protoleoni, njerëz të
dëgjuar e të mirë, u paraqitën te perandori, i dorëzuan gradat dhe shpatat e i deklaruan se edhe ata i besojnë Jisu Krishtit. Para se Dio- kleciani të jepte urdhrin për ek- zekutimin e tyre, ndodhi të reja të papritura shtuan maninë e tij. She- mbullin e kryegjeneralëve e ndo- qën edhe shumë oficerë, si edhe turma ushtarësh, sidomos nga ata që ndoqën tragjedinë dhe çudinë që ndodhi me Shën Gjergjin. Ata pohonin haptazi besimin e tyre te Krishti, duke deklaruar se qenë të krishterë. Galeri urdhëroi të arre- stohen menjëherë të gjithë dhe të ekzekutohen, gjë që u zbatua në vend. Pas kësaj, Diokleciani për- dori edhe mënyra të tjera për ta zhdukur. Por gjithmonë me ndih- mën e Perëndisë Shën Gjergji fi- tonte mbi idhujtarin pagan, duke realizuar mrekulli të tilla, si dalja
shëndoshë e mirë nga furra e gël- qeres, kthimi në jetë i të krishterëve të masakruar nga paganët, dëbimi i perëndive të rreme të tempullit etj. Të gjitha këto mrekulli kthyen në fenë e krishterë me mijëra pa- ganë, të cilët i pranonin me këna- qësi torturat dhe vdekjen, të bindur se do të fitonin përjetësinë. Ndaj, më në fund Diokleciani vendosi ta ekzekutonte.
E çuan atëherë shenjtin në vendin e ekzekutimit. Aty kërkoi që ta lejonin të falej. E lejuan. Dhe ai, si ngriti sytë në qiell, tha: “O Zot Perëndia im, tek Ti i cili e fala veten time që nga barku i nënës, tek Ti i cili kam shpresuar, dhe nga i cili kam marrë guxim dhe iu përvesha kësaj ndeshjeje, Ti që je shpresa ime e ëmbël, premtimi i vërtetë, dashuria e shpirtrave shpresëtarë, atë i dashur që kryen dëshirat e zemrave tona, madje para se ne të të drejtohemi, Ti, o Perëndi dhe mbreti im, forcomë gjer në fund, ta mbaroj si duhet këtë ndeshje që po duroj për pohimin për Ty, dhe prit shpirtin tim dhe mua bashkë me ata që të kanë pëlqyer”. Pastaj hodhi sytë tek ushtarët dhe te po- pulli që ishte mbledhur aty rrotull dhe tha: “O Zot, falua këtyre gjith- çka që mund të kenë bërë nga pa- dija dhe tregoi të denjë të të njohin Ty, Perëndinë e vërtetë. I bekuar je në jetë të jetëve”. Dhe pas kësaj lutjeje, dëshmori i madh u ul në gjunjë dhe i ofroi xhelatit qafën. Ishte i qetë, gjakftohtë, hero i vër- tetë. Edhe xhelati ndjeu në atë moment një farë respekti për atë të ri trim, por kreu detyrën që i kishin ngarkuar. Ajo kokë e shenjtë e përgjakur ra përdhe, shpirti i tij kaloi në pavdekësi. Kujtimi i Shën Gjergj Trofeprurësit mbetet gjith- një i lulëzuar dhe i ndritshëm. Mre- kullitë e pasuan dhe pasojnë edhe pas martirizimit. Emri i tij nuk ha- rrohet kurrë nga zemra e krishte- rë, dhe Kisha jonë Orthodhokse ka thurur himne shumë të bukura për jetën dhe veprat e tij.
Dhimitër Beduli