EmailFacebookKontakt

Nigeri – Sulme të reja kundër të krishterëve

Nigeri

Sulme të reja kundër
të krishterëve

Vazhdojnë sulmet kundër Kishave në Nigeri. Pas autobombës në një kishë në Abuja, që shkaktoi 44 të vdekur, përsëri në shkurt e mars ka pasur dy sulme kamikaze kundër kishave të krishtera në qy- tetin e Josit, me disa të vdekur e dhjetëra të plagosur.

Sulmet janë marrë përsipër nga organizata terroriste islamike Boko Haram, e lidhur me Al Kaedën, e cila është dalluar në vitet e fundit për sulme të shumta kundër të kri- shterëve të Nigerisë. Kjo organiza- të është kundër çdo mësimi dhe mënyre jetese “perëndimore”. Ajo

ka sulmuar edhe xhami e qendra të myslimanëve të moderuar. Themeluesi i tyre arrinte deri aty

sa nuk pranonte që toka është e rrumbullakët dhe se shiu bie nga retë^