Jeta në tokë
Shembujt nga jeta e Hiobit duhet të jenë ligj për çdo njeri. Për
sa kohë njeriu është i kamur, i famshëm dhe punët i shkojnë vaj,
Zoti mbetet larg tij. Por kur ndodhet në mjerim, i braktisur nga të
gjithë e i mbuluar me hi, atëherë Zoti shfaqet vetë dhe flet me njeriun.
Dhe njeriu, nga thellësia e shpirtit rënkon “Zot, mëshiromë!”
Jeta i është dhënë njeriut për t’i shërbyer dhe jo anasjelltas. Nëse
njeriu bëhet skllav i jetës, humbet kuptimin e masës, punon pa e
ngritur kokën derisa zgjohet një çast dhe në dëshpërim kupton që
nuk e di për çfarë jeton. Ky është një zgjim i trishtë, ndaj ruhuni që
të mos bini në dëshpërim.