EmailFacebookKontakt

Vështirësitë

Vështirësitë
Kur gjendesh në vështirësi thuaj: “Besoj, o Zot, se po marr dhe
po duroj atë që kam merituar. Po Ti, o Zot, sipas mëshirës sate të
madhe, falmë dhe mëshiromë mua mëkatarin!” – dhe përsërite lutjen
derisa paqja të kthehet në shpirtin tënd.
E nëse tallazet e vështirësive vijnë edhe më të forta dhe ti nuk je
në gjendje t’u bësh ballë, atëherë drejtoju me të gjithë forcën Zotit,
Hyjlindëses së Shenjtë, Shenjtorëve dhe Shenjtit, emrin e të cilit
feston dhe dallgët do të qetësohen.