Kirchenamt
13. Marz 2012
Unser Zeichen: Schd/Dre
7201/1
Bei RUckfragen:
Bischof Martin Schindehutte
Telefon: 0511 2796-125
Telefax: 0511 2796 – 725
E-Mail: Martin.Schindehuette@ekd.de
Evangelische Kirche
in Deutschland
Për një themel vlerash të
domosdoshme për jetën tonë
I shtrenjti Kryepiskop Anastas,
vëlla i dashur në Krishtin,
Me shumë mirënjohje, mora letrën tuaj në lidhje me
shqetësimin tuaj dhe tonin të përbashkët për krizën e thellë
ekonomike dhe sociale në Evropë, si dhe refleksionet tuaja
theologjike dhe etike për humbjen e madhe të orientimit
shpirtëror e fetar të kontinentit tonë.
Shtysa juaj më bëri të mendoj se duhet të iniciohet një
deklaratë e përbashkët theologjike dhe etike nga një grup
drejtuesish nga Kishat udhëheqëse në Evropë. Me mbështetjen
e Kryetarit të Këshillit tonë të EKD (Kisha Ungjillore e Gjer-
manisë), të përndershmit Nikolaus Schneider, po përpiqem
të hartoj me anëtarë të aftë të stafit të zyrës sonë një draft
fillestar për një deklaratë të tillë të përbashkët (vijojnë emrat
e tetë personaliteteve të shquara fetare evropiane).
^Dje, në Duomon e Berlinit, mbajta një predikim rreth
letrës së parë të Petrit, vargu 18-19 ku thuhet se “duke ditur
se nuk u shpërblyet nga jeta juaj e kotë që ju kanë lënë etërit
me gjëra që prishen, me argjend ose ar, por me gjakun e
paçmueshëm të Krishtit, si të një qengji pa të metë dhe të
panjollë”. Në predikimin tim përmenda disa fjali nga letra juaj
dhe u përpoqa t’i nxjerr në pah dhe të theksoj ato gjëra që
kemi nevojë për të ardhmen tonë të përbashkët në vendet
tona të Evropës, si edhe në mbarë botën: një themel vlerash
të domosdoshme për jetën tonë – atë personale dhe të
shoqërive e shteteve ku jetojmë.
Në mënyrë vëllazërore të thellë
Juaji në Krishtin,
Episkopi Martin Schindehutte
Kryetar i Departamentit për Marrëdhëniet Ekumenike
dhe Misionet jashtë vendit
i Kishës Evangjelike të Gjermanisë.
13 mars 2012