EmailFacebookKontakt

Letër – Apel

Kjo Letër-Apel e Kryepiskopit Anastas, President i Këshillit Botëror të Kishave, iu drejtua Episkopit Martin Schindehutte, Kryetar i Departamentit për Marrëdhëniet Ekumenike dhe Misionet jashtë vendit i Kishës Evangjelike të Gjermanisë, për t’i shprehur shqetësimin për krizën moralo-ekonomike në Evropë dhe nevojën që kishat e krishtera të shprehin mbështetjen vëllazërore midis tyre.

Botohet dhe përgjigjja e Episkopit Martin Schindehutte.

+ Anastasios (Yannoulatos)

Archbishop of Tirana , Durres and all Albania
Professor Emeritus of the University of Athens
Honorary Member of the Academy of Athens

Tirana, 28th February, 2012 Herm Bischof Martin Schindehutte

Leiter Okumene und Auslandsarbeit

Evangelische Kirche in Deutschland Hannover

Letër – Apel

I dashur peshkopi Martin,

Të gjithë po ndjekim, kohët e fundit, krizën e shumanshme që ka shpër- thyer në Evropë, e cila ka pasuar krizën më të përgjithshme të vlerave morale. Në shtete të fuqishme ekonomikisht, si Gjermania, shumë shpesh dëgjohen zëra të ndryshëm, herë arrogantë deri edhe në fyes, për popujt që në këto momente po vuajnë dhe po kalojnë vështirësi. Sigurisht që nuk mungojnë edhe zëra të tjerë që tregojnë mirëkuptim dhe sugjerojnë maturi.

Nga informacioni që përhapet, duket se ato që nuk marrin pjesë në këto vende janë Kishat lokale. Nuk u dëgjua të pohohet mbështetja vëllazërore nga anëtarë të shquar të Kishave Evropiane, që kanë peshë dhe autoritet. Nuk u dëgjuan fjalë solidariteti, me vëllezërit e krishterë të Evropës, që tani po kalojnë sprova, që po çohen drejt mjerimit, e kjo jo vetëm për shkak të përgjegjësisë së tyre, por edhe për shkak të kushteve të përgjithshme politiko-ekonomike.

Por gjatë takimeve tona ekumenike, në Asambletë e ndryshme të krishtera, theksojmë nevojën e solidaritetit, detyrimin për të ndihmuar sa vuajnë në mënyrë të padrejtë – ose edhe të drejtë (Matth. 25:35), – duke nënvizuar se nevojitet pajtim, mirëkuptim dhe mbështetje për ata që mundohen.

Besoj se është detyrim historik i Kishave të Evropës, të ngrenë më shpesh zërin kritik të tyre ndaj krizës së sotme ekonomike dhe morale, që nuk lidhet vetëm me dobësitë strukturale të shteteve, por edhe me lakminë e të fuqishmëve politikisht dhe ekonomikisht të çdo kohe. Përbën detyrim të nxirren në pah prej tyre propozimet më të drejta dhe shpresëndjellëse që do të ndikojnë opinionin publik të shoqërive në të cilat jetojmë. Propozime të cilat do të na çonin në marrjen e masave për fuqizimin e grupimeve shoqërore të ndodhura në vë- shtirësi (si p.sh. pakësimi i interesave, ide krijuese për bashkëveprim dhe zhvillim).

Mendova t’ua dërgoj këtë letër që të reflektojmë, të gjithë sa kemi përgje- gjësi në Kishat tona, se si zëri ynë të mund të bëhet më i fortë dhe më bindës për ata që vendosin dhe për ata që heqin mbi kurriz vendimet e tyre. Rrethanat kritike kërkojnë të artikulojmë, me forcë dhe përkorësi, fjalë të frymëzuara nga Ungjilli, që do të fuqizojnë mirëkuptimin e ndërsjellë dhe solidaritetin e popujve. Kjo, do të fuqizojë edhe shpresën për një Evropë që nuk do të mbë- shtetet vetëm në ekuilibrin monetar, por edhe në respektin reciprok, në vëllazërinë, në vlerat shpirtërore që ofroi besimi ynë i krishterë në historinë e kontinentit tonë.

Me vlerësim të veçantë dhe dashuri të thellë në Krishtin Jisu
t Anastasi

Kryepiskop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë

(President i Këshillit Botëror të Kishave)