EmailFacebookKontakt

Kreshma e Madhe mbledh të rinjtë në lutje e falënderime në Manastirin e Hirshëm të Shën Vlashit

Kreshma e Madhe mbledh të rinjtë në lutje e falënderime
në Manastirin e Hirshëm të Shën Vlashit

Gjatë kësaj periudhe të Kresh- mës së Madhe, të rinjtë e grupit ri- nor të Tiranës marrin pjesë vazhdi- misht në Meshën e Dhuratave të Parashenjtërura në Manastirin e Hirshëm të Shën Vlashit, Durrës. Kjo është kthyer në një traditë rreth 10-vjeçare. Çdo periudhë kreshme grupi rinor bashkohet me të rinjtë e Akademisë Teologjike për të lav- dëruar dhe falënderuar Zotin. Këtë të mërkurë, pasi darkuan së bashku me studentët e Akademisë Teolo- gjike, të rinjtë u takuan për një bise- dë të shkurtër me Hirësi Nikollën. Pas urimit që të rinjtë i bënë atij për festën e mësuesit, duke treguar mirënjohjen dhe falënderimin ndaj gjithë përkujdesjes që ai ka treguar për ta, dëgjuan prej tij disa me- ndime dhe sugjerime për Kresh- mën dhe ushtrimin gjatë kësaj kohe. Hirësia iu sugjeroi të rinjve

të bëjnë një listë me gjërat që duan të ndryshojnë te vetja e tyre gjatë kësaj Kreshme. “Që të bëni diçka për Zotin, duhet së pari të kuptoni që edhe Ai ka bërë diçka për ju. Jo për botën në përgjithësi, por për secilin prej nesh personalisht. Në- se arrijmë ta kuptojmë e ta përje- tojmë këtë, do të jemi gati të bëjmë edhe ne një sakrificë për Zotin”- tha Hirësi Nikolla.

Korresp. i “Ngjallja”