Në140-vjetorine hapjes.
Nga historia e trazuar e Kishës së
Ungjillëzimit në Tiranë
K
y shkrim synon të përkujtojë dhe nderojë të gjithë ata be- simtarë që kontribuuan në ndërti- min e Kishës së Ungjillëzimit të Hyjlindëses (Evangjelizmoit) në Tiranë, themelet e së cilës u vendo- sën më 25 mars 1872.
Për të ndriçuar këtë ngjarje të shë- nuar në 140-vjetorin e saj, do t’i re- ferohemi fakteve që janë shkruar në Kodikun e Kishës së Shën Prokopit, që përbëhet nga 123 fletë dhe daton që nga 08.07.1818, kohë kur u përurua ajo kishë, dhe mbyllet më 21.11.1921, kur u largua Mitropoliti i Durrësit dhe Tiranës, Hirësia e Tij Jakovi. Këto sipas broshurës: “Shën Prokopi”, të Dh. Bedulit, të vitit 1942.
Meqenëse familjet orthodhokse në Tiranë, të cilat ishin me origjinë nga Llënga, Voskopoja, Belica, Struga, Nica, Ohri etj., shtoheshin dhe rrite- shin çdo vit, dhe Kisha e Shën Prokopit (ose kisha e vjetër që thuhej në popull), ishte e vogël dhe larg nga qendra e Tiranës, ku ata banonin, dëshironin që të ndërtonin një kishë tjetër në qendër (atje ku sot është Hotel Tirana, 15-katëshi), ku komu- niteti dispononte një tokë truall rreth 5000 m2, në brendësi të lagjes.
Pasi u sigurua leja për ngritjen e Kishës, nga sundimtari i asaj kohe
për Tiranën, Ibrahim Bej Bargjinolli, më 1871 familjet orthodhokse u or- ganizuan duke filluar nga përgatitjet dhe grumbullimi i të hollave dhe ma- terialeve, si dhe projekti i ndërtimit. Të gjitha këto janë shënuar në Kodik, ku figuron dhe një listë e gjatë, që mban datën 29.02.1872, ku përme- nden besimtarët që kanë dhuruar për themelimin e kësaj Kishe, dhe në krye është emri i episkopit, Hirë- sisë së Tij, Visarion plaku, nga Elba- sani. Më pas evidentohet mbledhja e dt. 12.3.1872, e Këshillit Kishtar të Tiranës, ku u vendos emri i kishës dhe dita e shërbesës për fillimin e punimeve, pas Meshës së Shenjtë të Evangjelizmoit, në dt. 25.3.1872, gjë e cila u zbatua.
Pas dy vjetësh punë ndërtimore, siç shkruhet në faqen 54 të Kodikut, u arrit në përfundimin e Kishës, dhe ceremonia e shenjtërimit (evgjenia), u krye ditën e diel, në datën 01.9.1874, në prani të popullit besimtar, dhe nën drejtimin e Episkopit Vissarion plaku, i ndihmuar nga Ikonom Stavrofor atë Gjergj Theohari.
Më vonë, pasi ndërtuan Kishën besimtarët në fillim të vitit 1895, hodhën themelet dhe filluan ndërti- min e një shkolle të re dykatëshe (në vend të asaj të vjetrës, që u prish për t’i liruar vend Kishës), kjo nismë
u përkrah dhe u ndihmua financia- risht edhe nga Mitropoliti. Kjo shko- llë e re me 7 dhoma e 2 sallone të bollshme për kohën, përfundoi dhe u përurua në vjeshtë të vitit 1898, dhe vazhdoi si e tillë deri në prill 1930, kur në atë ndërtesë u vendos selia e Kishës Orthodhokse të Shqi- përisë, që u transferua nga Durrësi.
Këto ishin dy veprat me të cilat ndihmoi dhe kontribuoi gjatë ve- primtarisë së tij 32-vjeçare Imzot Vissarion plaku për komunitetin orthodhoks të Tiranës. Në vitin 1899 ai ndërroi jetë dhe u varros në qytetin e Elbasanit.
Në vitin 1900, u zgjodh Mitro- politi i ri, Imzot Prokopi nga Mikra- zia (Anadolli), i cili qëndroi deri në vitin 1907, që për çudi nuk përme-
ndet si Mitropoliti i gjashtë në ra- dhë, në Kodikun e Kishës së Shën Prokopit, por përmendet për ngjar- jen e veçantë që ndodhi: dy krisma pushke, plumbat e së cilës godasin në murin e kishës ku ishte varur “toka” (një pllakë hekuri rreth 1 m e gjatë që kujdestarët e përdorin në vend të kambanës), kjo pasi kisha u ndërtua pa kambanore, sipas lejes së dhënë.
I detyruar nga këto ngjarje, Mi- tropoliti kërkoi ndihmë dhe përkrah- je nga Konsullata Ruse në Shkodër, për të ndërhyrë në autoritetet vendore për të garantuar dhe siguruar lirinë e besimit të orthodhoksëve të Tiranës.
Nuk kaloi, shumë kohë dhe kon- sulli rus erdhi vetë në Tiranë, i sho- qëruar nga një repart kavalerie ush- tarake, duke sjellë përveç sigurisë edhe një sërë dhuratash, objekte të shenjta: si Epitafi, kompletin – kupën e Shenjtë (dhiskopotira), një palë rroba meshe për prift, si dhe 12 ikona të ndryshme me vlerë fetare dhe artistike.
Mbas 6-7 muajsh, prej ardhjes të objekteve të mësipërme, erdhi nga Rusia edhe kambana e prodhuar në fillim të vitit 1901, dhuratë e familjes perandorake të Romanovëve për Kishën e Evangjelizmoit, Tiranë.
Këtë kambanë, konsulli e dër- gon me anë të kafazit të tij, që quhej Gut Tafaj nga Shkodra, i cili pasi e vendosi, i bie vetë sipas porosisë së dhënë nga konsulli, duke ia dorëzu- ar priftit të enorisë, Igumen Papa Jorgjit nga Vlora. që ishte në atë kishë…
Petrika Shalësi