EmailFacebookKontakt

Lluka 1:26-38 (M. Anagnosti, 1824)

Në muajin e gjashtë, engjëlli Gabriel u dërgua nga Perëndia në një qytet të Galilesë, që
quhej Nazaret te një e virgjër, që ishte fejuar me një njeri që quhej Josif, nga shtëpia e
Davidit; dhe emri i Virgjëreshës ishte Maria. Dhe engjëlli hyri tek ajo dhe tha: “Gëzohu,
o hirplote, Zoti është bashkë me ty; e bekuar je ti në mes të grave”. Por, ajo kur epa u
turbullua nga fjalët e tij dhe pyeste veten çfarë kuptimi mund të kishte një përshëndetje
e tillë. Dhe engjëlli i tha: “Mos ki frikë, Mari, sepse ke gjetur hirpara Perëndisë. Dhe ja,
ti do të mbetesh shtatzënë dhe do të lindësh një djalë dhe do t’ia vesh emrin Jisu. Ai do
të jetë i madh dhe do të quhet Biri i Shumë të Lartit; dhe Zoti Perëndi do t’i japë fronin
e Davidit, atit të tij; dhe do të mbretërojë mbi shtëpinë e Jakovit përjetë, edhe mbretëria
e tij nuk do të ketë kurrë mbarim.” Dhe Maria i tha engjëllit: “Si do të ndodhë kjo,
përderisa unë nuk njoh burrë?” Dhe engjëlli, duke u përgjigjur, i tha: “Fryma e Shenjtë
do të vijë mbi ty dhe pushteti i Shumë të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj
edhe foshnja e shenjtë që do të lindë prej teje, do të quhet Bir i Perëndisë. Dhe ja,
Elisabeta, farefisi yt, edhe ajo, në pleqërinë e saj, mbeti shtatzënë me një djalë; dhe ky
është muaji i gjashtë për atë, që e quanin shterpë, sepse me Perëndinë asgjë s’është e
pamundur.” Atëherë Maria tha: “Ja shërbëtorja e Zotit; le të më ndodhë sipas fjalës
sate”. Dhe engjëlli u larguaprej saj. (Lluka 1:26-38)
M. Anagnosti, 1824