EmailFacebookKontakt

15 vjet më parë: Zëri i Kishës kumboi fort në çaste kritike

15 vjet më parë

Zëri i Kishës kumboi fort në çaste kritike

Kur kthejmë kokën pas, shpesh kujtojmë ngjarje të shënuara dhe arritje, por ndodh edhe që të kujtojmë momente drithëruese, ku roli i dhe zëri i Kishës sonë ka qenë i ndjeshëm dhe i vlerësuar.

Një çast i tillë është është fillimi i vitit 1997, me çmendurinë shkatërruese që shpërtheu pas rrëzimit të “piramidave”, kur paraja, e fituar lehtë më parë dhe e humbur befas më pas, bëri që njerëzit të “harronin” çdo vlerë morale, ndërsa vendi shkatërrohej ekono- mikisht dhe shteti ra.

Në këto ditë, si gjithmonë në çastet e vështira, u ndje fuqishëm

edhe zëri i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, nëpërmjet deklaratave të Kryepiskopit Anastas dhe pjesëmarrjes në përpjekjet për rivendosjen e paqes.

Por jo vetëm kaq, Kisha ishte në radhën e parë, si duke mbledhur ndihma, për t’ua shpërndarë njerëzve në nevojë, pa marrë para- sysh rreziqet, ashtu edhe shpirtërisht, si p.sh. pas tragjedisë së tmerrshme të Otrantos. Madje edhe pas qetësimit të gjendjes ky kontribut vazhdoi, për të mbështetur ringritjen e institucioneve arsimore etj., të shkatërruara nga dhuna.