I gjithë rajoni juglindor është në mëshirë të motit, i cili ka krijuar shqetësime në një pjesë të konsi- derueshme të rrugëve dhe komu- nave. Një prej këtyre zonave pro- blematike është dhe fshati turistik i Voskopojës, ku bora ka shkaktuar dëme të mëdha. Shembja e çative të banesave në këtë komunë tash- më është shndërruar në një problem shqetësues, pasi për shkak të peshës së madhe po shkaktohen shembje të ndërtesave. Një pjesë e çatisë së kishës së Shën Kollit në fshatin Voskopojë është she- mbur si pasojë e peshës së madhe të krijuar nga trashësia e borës. Kisha 300-vjeçare, pjesë e fondit
të Monumenteve të Kulturës, tash- më ka pësuar një dëmtim në pjesën e pasme të saj, por fatmirësisht nuk ka pasur dëmtim të pikturave mu- rale. “Kjo kishë daton që prej vitit 1721 dhe është një prej elementeve më me vlerë të Voskopojës. Ne e kemi parë nga afër dhe ka pasur një shembje të çatisë në pjesën e pasme të saj. Për fat nuk është dëmtuar asnjë prej afreskeve apo elementeve të tjerë të rëndësi- shëm”, është shprehur kujdestari i kishës së Shën Kollit, Petrit Ba- celli.
Bora ka shkaktuar shumë dëme edhe në shtëpitë e banorëve të Vo- skopojës.