EmailFacebookKontakt

Sarandë: Restaurohet piktura murale e Manastirit të Shën Gjergjit të Demës

Sarandë

Restaurohet piktura murale
e Manastirit të Shën Gjergjit të Demës

Manastiri i Shën Gjergjit në Demë pranë Sarandës është një nga manastiret më me interes të periudhës pasbizantine që ruhen ende. Ai paraqet jo vetëm vlera arkitektonike, por dhe ambientale. I ndodhur në një pikë strategjike, këtë manastir deri nga fundi i viteve ’80 e kishte në përdorim një repart ushtarak dhe ishte “Zonë ushtarake”, kështu që punimet e mirëmbajtjes ishin të vështira për t’u kryer.

Në gjendjen e sotme piktura murale nuk mbulon tërësisht sipërfaqet e brendshme të mureve. Piktura murale vesh gjithë sipërfaqen e ikonostasit, mbulon sipërfaqet e trekëndëshave sferikë, duke arritur deri në kupolë, si dhe pjesërisht faqet jugore, veriore dhe perëndimore. Piktura e realizuar në ikonostas, duke përfshirë dhe harkun mbi të, përbën pjesën më të rëndësishme dhe më me vlerë në ansamblin pikturor të kësaj kishe. Piktura e ikonostasit së bashku me atë të sipërfaqes

harkore mund të vlerësohet e kohës së ndërtimit të kishës. Sipas studimeve te kryera, konstatojmë se kemi të bëjmë me tri faza pikture. Faza më e vjetër, sipas stilit, duhet t’i përkasë shekullit XVII, ndërsa dy të tjerat, një periudhe më të vonshme, shek. XVIII dhe XIX.

Kjo pikturë është realizuar sipas teknikës së afreskut bizantin, ndërsa në fragmentet e tjerajanë përdorur pigmente edhe pa lidhës (në aseko), por edhe ngjyrat e vajit.

Piktura u restaurua plotësisht gjatë vitit 2007, me fonde të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Përgatiti Ark. Rest.

Gentian (Joan) Stratobërdha