EmailFacebookKontakt

Aktivitete të shumta dhe të larmishme për fëmijë

Aktivitete të shumta
dhe të larmishme për fëmijë
Tashmë janë bërë më shumë
se dhjetë vjet që Zyra Qendrore e
Fëmijëve e Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë projekton
dhe zbaton programe për edukimin
dhe argëtimin e fëmijëve të moshës
6-14 vjeç. Kjo zyrë u krijua me be-
kimin e Kryepiskopit Anastas, i cili
edhe e mbështetet atë financiarisht.
Kjo zyrë ka një staf prej 15 perso­
nash me përgjegjës Nathan Hoppe.
Veçanërisht veprimtaritë shtohen
në periudhën e festave të fundvitit.
Një ndër aktivitetet që pëlqe-
het më shumë është ai i teatrit të
kukullave, i cili në dhjetor të 2011
u shfaq në vende të ndryshme të
Shqipërisë, si në Fier, Pojan, Mari-
nëz, Berat, Toshkëz, Rrupaj, Agim,
Shtërrmen, Peqin, Shijon, Fikas, Li-
brazhd, Jubë, Rrushkull, Shën Vlash
(në 2 vende), Tiranë në tetë vende të
ndryshme, Durrës dhe në Kavajë.
Teatri titullohej “Familja e Krisht-
lindjes” dhe ai u ndoq afërsisht nga
1200 fëmijë. Përgjegjës aktiviteti
ishte Amarildo Tashi në bashkëpu-
nim me studentët e vitit të parë të
Akademisë Teologjike. Pasi shfaqja
mbaron, fëmijët nuk reshtin së fo-
luri për atë dhe presin me padurim
që të kenë sërish të tillë aktivitet.
Maria, një vajzë 9-vjeçe nga qyteti
i Tiranës tha: “Krishtlindja është
festë shumë e bukur sepse marrim
dhurata, por unë me padurim pres
teatrin e kukullave, kënaqem kur i
shoh ato dhe më pëlqejnë historitë
që ato tregojnë”. Ndërsa Andrea,
(vijon në faqen 10)

Aktivitete të shumta dhe të larmishme për fëmijë
(vijon nga faqja 9)
8-vjeçar nga i njëjti qytet tha: “Unë
shumë herë kam parë shfaqje me
kukulla, por sot u kënaqa shumë, a
do të vini përsëri javën tjetër?”.
Edhe këtë vit nuk mungoi akti-
viteti i veçantë i Krishtlindjes, i cili
i argëton fëmijët, por edhe u mëson
çdo vit edhe shumë domethënien e
kësaj feste të madhe. Programi
ishte mjaft i larmishëm, i mbushur
me lojëra, mësim, punë dore, këngë,
dhe fëmijët morën një libër si dhu-
ratë, i cili kishte lidhje me historinë
e Krishtlindjes. Këtë vit ky libër
titullohej “Pëllumbat shohin Jisuin”
dhe u shkrua nga një bashkëmosha-
tare e tyre, Katerina Hoppe. Ky ak-
tivitet u zhvillua në Tiranë, në shta-
të qendrat e fëmijëve që drejtohen
nga kjo zyrë dhe morën pjesë 450
fëmijë.
Por tradita jonë është aq e pa-
sur sa nuk lë pas dore aspak fëmijët
përgjatë vigjiljes së festës madhë-

shtore të Krishtlindjes. Fëmijët pre­
sin me padurim ditën e kolendrave.
Ata shkojnë në shtëpitë e besimta-
rëve dhe këndojnë për ata këngë
Krishtlindjeje, duke i frymëzuar se
Krishti po vjen të lindë si foshnjë
në botë. Këtë vit ky aktivitet u zhvi-
llua në datat 22 dhe 23 dhjetor dhe
vizituan 30 familje. Fëmijët ishin
ndarë në katër grupe dhe meqenëse
kjo zyrë punon edhe me fëmijët e
komunitetit Rom, një nga këto katër
grupe ishte prej këtyre fëmijëve.
Ata me këngët dhe pasurinë e tyre
folklorike, gëzuan besimtarët dhe
shpalosën talentet e tyre në muzikë.
Por në mënyrë që fëmijët të edu-
kohen dhe argëtohen në mënyrë sa
më të arrirë, kjo zyrë ofron përgjatë
vitit trajnime dhe workshope për
rritjen e kapaciteteve të puno-
njësve të saj.