EmailFacebookKontakt

E Diela e të Lidhurit të Djathit: Shpëtimi përfundimtar po afrohet

E Diela e të Lidhurit të Djathit

SHPËTIMIPËRFUNDIMTAR PO AFROHET

Rom. 13:11-14 (12-3-2000)

Në leximin e sotëm të Apostullit, Apostull Pavli i këshillon Romakët të zgjohen nga gjumi. Sepse nata po largohet kudo dhe dita po afrohet. Shpëtimi tani gjendet shumë afër (Rom. 13:11-12).

Errësira është e lidhur me gjumin, që është i domosdoshëm për orga- nizmin e njeriut. Njeriu qetësohet, dezintoksikohet, ripërtërihet dhe është i gatshëm për një aktivitet të ri dhe krijues në dritën e diellit. Ma- dje edhe në mes të dritave të ndry- shme që shkaktojnë përshtypje, dri- ta që prodhohen me rrymën elek- trike dhe rrezet lazer.

Shpëtimi i njeriut është i lidhur ngushtë me dritën e Krishtit. Me vetë Krishtin, që ndriçon çdo njeri që vjen në botë. Por Krishtin, Dri- tën e Vërtetë, nuk mund ta shikojmë me sytë tanë. Sepse shqisat tona i takojnë krijesës së dukshme të Pe- rëndisë, së bashku me qenien tonë biologjike, bashkë me funksionet e saj të shumëfishta.

Sigurisht, Perëndia e krijoi njeri- un me mundësinë e kapërcimit të natyrës së tij materiale dhe të ma- rrë pjesë “sipas hirit” në hirin e Tij jetëbërës, që është dashuria, drita, e vërteta dhe jeta. Eva u tundua nga “gjarpri” dhe në vazhdim e

tundoi edhe burrin e saj, Adamin. Ata u bashkuan të dy me djallin, u larguan nga Perëndia, Krijuesi i tyre dhe u zhytën në kaosin e fajit.

Nuk duruan dot të shikojnë Pe- rëndinë, prandaj edhe u fshehën, siç e përshkruan Dhiata e Vjetër! U pe- nduan! Por ishte shumë vonë. Se- pse u zhytën në errësirën e vdekjes. Mohuan frytin e jetës që është vetë Perëndia dhe hëngrën frytin e ndaluar të vdekjes. Panë shëmtinë e lakuriqësisë së tyre dhe u veshën me “lëkurë të mishta”. Morën një pamje të vdekshme mishi.

Apostull Pavli na kujton në le- trën e tij drejtuar Romakëve: “Ësh-

të ora të zgjohemi nga gjumi, sepse tani shpëtimi ynë është më afër se sa kur besuam. Nata u thye dhe dita u afrua; le të hedhim tej pra veprat e errësirës dhe le të ngje- shim armët e dritës. Le të ecim hij- shëm si ditën; jo në argëtime dhe dehje, jo në shtretër imoraliteti e ndyrësira, jo në grindje e në smirë, po vishni Zotin Jisu Krisht dhe mos bëni kujdes për mishin, që t’i plo- tësoni lakmitë” (Rom. 13:11-14).

Tani natyra jonë njerëzore e rë- në ripërtërihet dhe gjen atë që hu- mbën të parëkrijuarit, madje gjen akoma edhe më shumë. Ata që janë gjymtyrë të ndërgjegjshme të

Kishës sonë, me hirin e Zotit tonë, fitojnë shqisa të reja. Pranojnë lirisht dritën e besimit, dritën e së vërtetës, dritën e ditës së Zotit dhe e shikojnë botën me sy të ndriçuar.

Kur drita e Krishtit nuk ndriçon në zemrat tona, nuk mund të kon- trollojmë as fajet tona, nuk mund të kuptojmë nevojat e të afërmve tanë dhe nuk mund të rrokim as kuptimin e jetës.

Sepse ajo që vjen dhe kalon nuk është jetë me të vërtetë. Jeta e vërte- të është Krishti, që mbetet tani e përherë e në jetë të jetëve. Ai i ndrit me dritën e Tij të paperëndueshme të gjithë njerëzit e vdekshëm dhe të prishshëm, që e pranojnë brenda qenies së tyre dhe që shenjtërohen me adhurimin ndaj personit të Tij.

Por shkëlqimi i vërtetë dhe ndri- çimi i vërtetë i besimtarëve dallon në mes të dritave të gënjeshtërta që llamburitin në epokën tonë të pë- shtjelluar nga disa karakteristika. Këto janë shikimi i ndritshëm, zemra e dhembshur, mendja e hapur, veprat e filantropisë dhe të dashurisë.

(Nga libri “Si do të besojnë, po të mos dëgjojnë?”. i Mitropo- litit të Polianisë dhe Kilkisit, Hirësisë së Tij Apostol Papakon- standini)