Historia e Akademisë bashkëshkruhet me veprimtarinë
e shumanshme të Kryepiskopit Anastas
– Përshëndetje nga Episkop Ilia i Filomelisë, 7 shkurt 2012, drejtori i parë i Seminarit Orthodhoks, Durrës 1992 –
Shpirti im u mbush me ngazëllim dhe ndjeva një kënaqësi të brend- shme kur më ftove të dërgoj një me- sazh urimi me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Akademisë.
Përballë rrethanave të vështira, me bashkëpunëtorë të paktë në nu- mër, me mjete të kufizuara dhe të ardhme të pasigurt, pasardhësi i Apostujve dhe i dërguari eksarku i Kishës Mëmë të Kostandinopojës, Hirësia e Tij Imzot Anastasi, arma- tosur me besimin e tij të thellë, pa- jisur me dashurinë për Jisunë, Shpë- timtarin dhe i zhvilluar nga zhytja e qenies së tij në fjalët e Biblës së Zotit Krisht, iu përvesh punës misionare dhe pa ndrojtje mbolli farën e se- minarit në plazhin e Durrësit, që sot lulëzon si një Akademi në kodrën e Shën Vlashit. Historia e Akademisë bashkëshkruhet me veprimtarinë e shumanshme të Imzot Kryepisko- pit Anastas. Perëndia i dhembshur i dëgjoftë lutjet e të gjithë shpresë- tarëve Orthodhoksë shqiptarë të mbarë botës për urimet që Kryepi- skopi ynë i shumëdashur Hirësia e Tij Anastasi, të gëzojë shëndet të plotë dhe jetë të gjatë për shumë vjet.
Kur mendoj për ardhjen time për herë të parë në Shqipëri në vitin 1992 edhe shërbimin tim si drejtor i Seminarit, atëherë strehuar në Ka- mpin e Punëtorëve dhe e krahasoj me
vizitën e fundit në shtator të 2011, në ambientin e mrekullueshëm të Shën Vlashit, përkulem përpara çudirave hyjnore, duke parë me sy ndryshimet dhe zhvillimet të reali- zuara me mundime, sakrifica dhe punimet e njerëzve të ndryshëm që kanë treguar dhe po vazhdojnë të tregojnë dashurinë dhe devotshmë- rinë e tyre ndaj Zotit dhe Kishës së Tij të shenjtë në Shqipëri.
Po jo vetëm kaq, është shënuar edhe më tepër rritja e besimit Or- thodhoks, jo vetëm si një teori ose filozofi që trajton fuqitë mendore të njeriut, por më tepër dedikimin e tij në mënyrën e jetesës së përdit- shme. Besimi Orthodhoks ka kaluar nga fjalët e shkruara në librat e ka- tekizmit nëpër shpirtrat e besimta- rëve që pranojnë Krishtin Perëndi si Zot dhe Shpëtimtar të jetës së
tyre personale. Akademia është një kopsht shpirtëror, që lëshon aromat erëmira të shpresës, të mirësisë, të përulësisë, të dashurisë. Gjithë këto shfaqen në veprimtarinë e atyre që janë diplomuar dhe që kanë ndarë një pjesë të jetës së tyre në muret e kësaj Shkolle të bekuar…
t Episkop Ilia i Filomelisë