EmailFacebookKontakt

Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit”

Në vitin 1996, shkolla teologjike e Kishës u zhvendos nga mjedisi i papërshtatshëm i marrë me qira në zonën e Plazhit, Durrës, në një kompleks modern ndërtesash të reja pranë Manastirit të Shën Vlashit, në fshatin me të njëjtin emër, në Durrës. KryepiskopiAnastas e zgjeroi fokusin e shkollës nga një seminar i drejtuar vetëm për përgatitjen e Merit në një Akademi Teologjike për djem dhe vajza. Në vitin 1997 filluan të përgatiten dhe të studiojnë edhe vajza, që do të shërbenin në aktivite- tet e ndryshme të Kishës. Klasa e parë kishte 8 vajza.

Akademia Teologjike ndodhet pranë Manastirit të Shën Vlashit në Durrës. Ndërtuar më 1996, kompleksi multifunksional është një nga shkollat më moderne në Shqipëri.

Ky kompleks përfshin kishën e shkollës që qu- het “Ngjallja e Krishtit’’ në të cilën bëhen shërbesat ditore, disa klasa mësimi, klasën e kompjuterave, sallën e studimit, atë të pritjes, sallën e ceremonive dhe të shfaqjeve, mensën, sallën e lojërave të ping- pongut, konviktin e djemve dhe atë të vajzave. Akademia ka edhe një bibliotekë të pasur me më shumë se 15.000 libra fetarë, shkencorë, historikë, letrarë etj.

Qëllimi i Akademisë Teologjike “Ngjallja e

Krishtit” është të sigurojë formimin shpirtëror dhe akademik të klerit të ri dhe besimtarëve shqiptarë nëpërmjet studimeve teologjike, përjetimit liturgjik dhe jetesës në komunitet.

Të gjithë kandidatëve të pranuar në shkollë u jepet bursë nga Fort- lumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, e cila konsiston në mbulimin e shpenzi- meve të studimeve, ngrënies dhe fjetjes. Kjo bursë rifitohet çdo vit për të gjithë studentët që mbajnë nivel të pranueshëm akademik dhe personal.

Në programin 4-vjeçar akademik zhvillohen këto lëndë: Dhiatë e Vjetër, Dhiatë e Re, Dogmatikë, Patrologji, Etikë e krishterë, Liturgjikë, Histori e Kishës, Filozofi, e Drejtë kanonike kishtare, Predikim, Kateki- zëm, Kujdes Baritor (Pimantikë), Besimet nëpër botë, Misiologji, Gjuhë Shqipe, Histori e Lëvizjes ekumenike, Agjiologji, Psikologji, Muzikë bizantine, kompjuter dhe dy gjuhë të huaja – anglisht dhe greqisht.

Në programin shkollor përfshihet edhe përjetimi liturgjik, duke marrë pjesë në shërbesat ditore të mëngjesit, të mbrëmjes, të pasdarkës, dhe

pjesëmarrja në diskutimet shpirtërore të përjavshme dhe në seminaret periodike.

Studentët marrin pjesë, të paktën një herë në javë, në programe të gjëra edukimi, duke përfshirë dhënien e mësimeve të katekizmit në zonat përreth, vizita në dy institucione për fëmijë me aftësi të kufizuara, në jetimore, në shkollën e handikapëve, në një azil pleqsh, në burgun e adoleshentëve, në spital etj. në qytetet Durrës, Kavajë, Tiranë.

Në vitin 1998 nga një grup studentësh iniciatorë, filloi të botohej brenda ambienteve të Akademisë gazeta “Fjala”. Kjo gazetë përmban informacione mbi aktivitetet e ndryshme që zhvillohen në Akademi, krijime të vetë studentëve, përkthime, materiale shpirtërore, etj. Në jetën e shkollës zënë vend gjitha- shtu edhe aktivitetet sportive, tani shkolla disponon një fushë të madhe volejbolli, futbolli dhe një dhomë lojërash.

Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit” funk- sionon nën administrimin e Sinodit të Shenjtë të Ki- shës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me kryetar Fortlumturinë e Tij, Kryepiskopin Anastas. Stafi pedagogjik përbëhet nga gjashtëmbëdhjetë pedagogë, klerikë e laikë, burra e gra, nga Shqipëria,

Greqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu në periudha të ndryshme vijnë edhe pedagogë të jashtëm nga Greqia, Anglia, etj.

Deri më sot kanë mbaruar studimet në këtë Akademi 253 studentë, 146 prej të cilëve janë bërë klerikë dhe 38 të tjerë shërbejnë me aktivitete të ndryshme në Kishë.

Planet për të ardhmen përfshijnë zhvillimin e mëtejshëm të progra- meve mësimore me vizionin e rritjes së standardeve akademike, në nivel të tillë që ta kthejnë këtë shkollë në një institucion universitar të njohur. Një hap i rëndësishëm në këtë drejtim do të jetë zhvillimi dhe pasurimi i bibliotekës për studime shkencore akademike, teologjike dhe kërkimo- re. Gjithashtu po punohet për shtim të klasave të tjera, ndërtim të një amfiteatri. Tashmë për vajzat ka nisur funksioni i mjediseve shumë të përshtatshme në Skitin e bukur të Miroprurëseve, ndërtuar pranë manastirit.