20 VJET NGA RINGRITJA E ARSIMIT KISHTAR
U festua përvjetori i hapjes së Seminarit Orthodhoks
– Më 7 shkurt 1992 filloi mësimin kursi i parë për klerikë –
N
ë këto dy dekada nuk janë aq të shumta ngjarjet që arrijnë të përmbledhin në vetvete mrekullinë e ringritjes së Kishës sonë pas dimrit ateist dhe njëkohësisht të dëshmojnë largpamësinë vizionare të Kryepiskopit Anastas, sa hapja e kësaj shkolle. Kur u mbyllën kishat, me gjithë kufizimet e përndjekjet, Kisha jonë kishte ende rreth 400 priftërinj që shërbenin në gjithë vendin. Në vitin 1991 kishin mbetur vetëm 20, në moshë të shtyrë, një pjesë të pamundur për të shërbyer e të tjerët të sëmurë, në fund të rrugëtimit të tyre tokësor (sot kanë mbetur gjallë vetëm 2 nga ata).
Në çastin e ardhjes në Shqipëri, Eksarku Patriarkal, Anastasi, kishte gjetur vetëm rrënojat e kishave të shkatërruara, por rrënojat shpir- tërore ishin edhe më të mëdha. Ndaj, krahas ringritjes së tempujve duhej ringritur edhe kisha në shpirtin e besimtarëve, por kjo nuk mund të bëhej pa barinj, pa klerikë, që do kryenin shërbe- sat e do drejtonin njerëzit në besim. Disa të rinj entuziastë ishin drejtuar jashtë kufijve, për të marrë mësime fetare, por Fortlumturia e Tij ishte i bindur se nuk mund të ecej përpara pa krijuar kushtet që ata që dëshironin t’i hynin kësaj rruge të vështirë, por të bekuar, të kishin mundësi të
shkolloheshin këtu, në vend. Ndaj e përcaktoi si përparësi hapjen e Seminarit Orthodhoks.
Më 7 shkurt 1992, në mjediset e marra me qira në kampin e punëtorëve në Durrës, u mblo- dhën 45 nxënësit e parë, të moshave të ndry- shme, të cilët, me gjithë kushtet mjaft të vështira, ishin entuziastë për t’i shërbyer Kishës që po rilindte. Mësuesit e parë ishin vetë Kryepiskopi,
atë Ilia Katre nga SHBA (që ishte edhe drejtori i parë), teologu Dhimitër Beduli, që kishte drej- tuar Seminarin Teologjik të mbyllur në vitin 1945, teologu Teodor Papapavli etj., por edhe murgj e teologë të njohur, të ardhur nga jashtë me dëshi- rën për të kontribuuar në këtë vepër titanike.
(vijon në faqen 3)
U festua përvjetori i hapjes së Seminarit Orthodhoks
(vijon nga faqja 1)
Mjediset ishin të papërshtatshme për t’u realizuar si duhej gjithë procesi mësimor. Pa ngrohje, pa drita, pa ujë… ndaj u bë e domosdo- shme të krijoheshin mjedise të përshtatshme me kërkesat bashkëkohore dhe specifike të një shkolle të tillë. Në mungesë të një trualli, që nuk u dha kurrë, Kryepiskopi Anastas siguroi fondet për të riblerë tokën e Manastirit në Shën Vlash, Durrës, ku në një pjesë të saj nisi në nëntor 1994 ndërtimi i një Akademie Teologjike moderne, e cila priti nxënësit e parë në vitin 1996. Nga bankat e saj kanë dalë gati të gjithë klerikët që shërbejnë në të gjithë vendin dhe dhjetëra katekistë e kuadro të rinj të Kishës sonë. Në mbështetje të Akademisë funksionojnë edhe dy lice kishtarë “Kryqi i Nderuar”, në Gjirokastër dhe në Sukth, Durrës.
Me rastin e këtij përvjetori, në Manastirin e Ri të Shën Vlashit dhe në mjediset e Akademisë Teologjke “Ngjallja e Krishtit” u organizuan disa veprimtari. Ato nisën me Liturgjinë Hyjnore në kishën e Manastirit, për të vazhduar me akti- vitetin e titulluar “Të gjitha janë të mundura për Perëndinë”. Nderuan me pjesëmarrjen e tyre Krypiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqi- përisë, Anastasi, Mitropoliti i Korçës, Joani, Epi- skopi i Krujës Andoni, Episkopi i Apollonisë, Nikolla dhe dy anëtarët më të rinj të Sinodit të Shenjtë, Episkopi i Amantias, Nathanaili dhe Episkopi i Bylisit, Asti. Morën pjesë edhe klerikë ish-nxënës në kursin e parë të shkollës, në vitin 1992, studentë të Akademisë etj.
Për përvjetorin e shkollës foli Episkopi i Apollonisë, Hirësi Nikolla, drejtor i komanduar i Akademisë Teologjike, i cili ndër të tjera tha se “Akoma më të prekshme, më të gjallë, na e bën këtë madhështi të fuqisë së Perëndisë kryebariu ynë i dashur, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasi. Ai vetë na ka treguar se në fillim shumë miq të tij të ngushtë, shumë njerëz këtu në Shqipëri i thoshin: “Këtu nuk bëhet asgjë”. Por kryebariu ynë nuk u zmbraps në ligështinë e besimit të tyre. Qëndroi, dhe me shumë këmbëngulje, me shumë sakrifica, me shumë mundime, me shumë lodhje, me shumë vuajtje, me shumë dhimbje arriti të Ringjallë Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Këtë të gjithë ne e shikojmë në veprat që ai ka ngritur dhe në gjithë punën baritore e bami- rëse që ka bërë gjatë këtyre 20-vjetëve, jo vetëm në dobi të Kishës sonë, por edhe në dobi të të gjithë vendit dhe shoqërisë shqiptare. Dhe ne e dimë se pas kësaj pune kolosale fshihet një shtysë e fuqishme, fshihet besimi se “të gjitha janë të mundshme me Perëndinë”.
Më pas u shfaq një montazh fotografik për rrugën e shkollës në këto dy dekada. Pastaj u
mbajtën referate nga dy pedagogë, nga znj. Violeta Plepi “Studentët e Akademisë në shër- bim të Kishës së Krishtit” dhe nga z. Nathan Hope “Themeli apostolik për një thirrje aposto- like”. Vijoi leximi i përshëndetjeve nga drejtori i parë, Hirësi Ilia dhe ish-pedagogu atë Luka Veroni, si dhe foli Protopresviter Jani Trebicka, një nga nxënësit e kursit të parë, sot Kryese- kretar i Sinodit të Shenjtë. Në fund të pranishmit i përshëndeti Kryepiskopi Anastas, i cili u ndal në rrugën e bërë, por edhe në detyrat e synimet për të ardhmen. Pastaj Fortlumturia e Tij mbajti një referat mbi mënyrën si duhet kuptuar teolo- gjia në ditët e sotme.
Theologjia jonë, – tha Kryepiskopi Anastas, – duhet të jetë një përafrim i vazhdueshëm i misterit të Perëndisë në lidhje të ngushtë me botën që zhvillohet. Studim në thellësi dhe meditim i shpëtimit në Krishtin dhe i vullnetit të Perëndisë. Njëkohësisht lutje dhe përjetim i “u bëftë vullneti yt”, përpjekje për t’u çliru- ar nga vullneti personal që të dorëzohemi te vullneti i Perëndisë, gjë që ka lidhje me ecu- rinë e mbarë botës. Kur Zoti vuri në buzët dhe në zemrat tona këtë lutje – siç e thekson
dhe shën Joan Gojarti, “nuk tha “u bëftë vullneti yt në mua apo ndër ne, por në mbarë tokën, që të çlirohet nga ma-shtrimi dhe të mbijë e vërteta dhe të ikë tej e liga dhe të vijë përsëri virtyti dhe të mos ndryshojë toka nga qielli”.
E tërë Kisha duhet të ofrojë të gjithë Ungjillin në mbarë botën, në atë që ndodhet afër dhe larg nesh, të interesohet për mbarë njeriun, për çdo shprehje të jetës njerëzore. Të gjitha këto pranohen teorikisht nga bota e sotme orthodhokse, por si rregull interesat tona kufizohen në ambientin lokal dhe etnik. Kuptimi i saktë dhe përjetimi i lokalizmit dhe i katholicitetit të Kishës, detyra jonë apo- stolike si në kuadrin lokal ashtu edhe në atë mbarëbotëror, përbëjnë pjesë parësore të theologjisë orthodhokse moderne. Çdo for- më polarizimi midis të dyjave, midis lokales dhe katolikes, çon në një spiritualitet të gabuar, gjë që mohon fronemën, mentalitetin orthodhoks
E gjithë ceremonia u shoqërua me këngë e himne të përgatitura nga kori i Akademisë.
Thoma Dhima