Biografi
Për 20 vjet, Episkopi i Amanti- as, Hirësi Nathanail Agjioriti, ka punuar dhe ndihmuar në Kishën tonë Orthodhokse, në Mitropolinë e Gjirokastrës. Ai u lind në Trikalla, Greqi, në vitin 1957. Shumë herët jetën e tij ia kushtoi Perëndisë, duke u qethur murg në Manastirin e fam- shëm të Lavrës së Madhe, në Malin e Shenjtë. Mbaroi aty Akade- minë Athonite dhe më pas Fakulte- tin teologjik në Universitetin “Aris- toteli”, të Selanikut. Erdhi për të ndihmuar sapo u rrëzua sistemi ateist dhe ka shërbyer me përku-
shtim e vetëmohim pavarësisht vështirësive. Duke e folur shumë mirë gjuhën shqipe, ai ka predikuar fjalën e Perëndisë, duke pagëzuar e kryer Misteret e Shenjta deri në fshatrat më të thella, duke fituar respektin e thellë të besimtarëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur.