* ♦
Episkop Andoni sqaron mbi deklarimet e tij të publikuara
në kabllogramin e “Wikileaks”
Duke marrë shkas nga një ar- tikull i botuar ditët e fundit në gaze- tën “MAPO” dt. 18.1.2012, i cili i referohet një botimi të mëparshëm në gazetën “Shqip” datë 6.9.2011, të një kabllogrami diplomatik, publi- kuar nga organizata “Wikileaks” në lidhje me disa “deklarata” të bëra nga ana ime, siç pretendohet aty, tek një diplomat i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri gjatë një vizite pune në vitin 2006, dëshiroj të sqaroj se: Filli- misht publikimit në fjalë nuk i dha- shë rëndësinë e duhur, duke zgjedhur shmangien e debateve dhe keqkup- timeve, por me kalimin e kohës kon- statoj se një sqarim publik në lidhje me sa thuhet në këtë kabllogram bëhet gjithnjë e më i nevojshëm edhe për faktin se autorë librash e artikull- shkrues nuk ngurrojnë t’i referohen
këtij kabllogrami si një dokument e provë historike, duke arsyetuar hi- potezat dhe justifikuar hamendësitë e tyre.
Fillimisht dua të sqaroj se si Ki- shë Orthodhokse jemi kontaktuar çdo vit nga ana e ambasadës në fjalë në lidhje me interesimin e tyre për t’u informuar mbi gjendjen e lirisë së besimit në Shqipëri, si dhe të problemeve të ndryshme që shqe- tësojnë Kishën tonë, të cilat kanë gjetur pasqyrim edhe në raportet vjetore të departamentit amerikan të shtetit.
Në vitin 2006, prift në atë kohë, unë sapo isha kthyer në Shqipëri pas përfundimit të studimeve universi- tare dhe isha ngarkuar të prisja në një takim punonjësin e ambasadës për ta informuar mbi problemet dhe shqetësimet e Kishës sonë. Kabllo-
grami i lartpërmendur nuk i refero- het aspak shqetësimeve dhe proble- meve të ngritura nga ana ime në emër të Kishës gjatë këtij takimi, por fokusohet vetëm në një çështje, atë të “zhvarrimeve të ushtarëve grekë”, të vrarë gjatë Luftës së Dy- të Botërore në territorin e Shqipë- risë. Personalisht kam mbetur i ha- bitur pas bërjes publike të këtij ka- bllogrami, pasi në raportin e amba- sadës janë shtrembëruar e vendo- sur në gojën time fjalë të cilat nuk i kam thënë si dhe detaje e informa- cione, që si atëherë ashtu edhe sot, nuk kam qenë e as jam në dijeni të tyre. Sigurisht, kjo është një çështje që i takon të shqyrtohet e vlerëso- het nga vetë ambasada në fjalë.
Për këtë arsye e vlerësova të rëndësishëm sqarimin e opinionit të gjerë publik mbi gjoja “deklarimet”
e mia në këtë kabllogram dhe dekla- roj me përgjegjësi të plotë se ato ja- në të pasakta e të shtrembëruara, si të tilla kanë përhapur konfuzion e cenuar njëkohësisht integritetin tim personal, të Kishës që unë për- faqësoj si dhe të drejtuesve të saj. Gjithashtu, dëshiroj të siguroj të in- teresuarit për çështjet dhe proble- met e Kishës Orthodhokse se janë të mirëpritur të informohen, por si- gurisht duke respektuar saktësinë e prononcimeve dhe të qëndrimeve tona zyrtare.
Uroj që keqkuptime të tilla të mos përsëriten.
Andon Merdani
Episkop i Krujës në Kishën
Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë
(Botuar në gazetën Mapo,
datë 25 janar 2012)