Më 21 nëntor 2011, ditën e Hyr- jes së Hyjlindëses së Tërëshenjtë në Tempull, nga një sëmundje e papritur, fjeti më Perëndinë bash- këmeshtari ynë, atë Joan Gjica. Shërbesa e varrimit, u krye në ki- shën “Shën Nikolla” të qytetit të Elbasanit, ku meshoi për afro tre- mbëdhjetë vjet, në prani të shumë besimtarëve e bashkëqytetarëve, më 23 nëntor.
Për t’i psalur e dhënë lamtumi- rën e fundit, kishin ardhur edhe shumë klerikë nga mitropoli e dio- qeza të tjera. Tok me Hirësi Andonin, kryen shërbesën edhe klerikët: Se- kretari i Sinodit të Shenjtë atë Jani Trebicka, arkimandrit atë Kozma Prifti, Ikonom Stavrofor atë Ilia Kotnani, atë Gjergji Trebicka, atë Kristaq Visi, atë Pavli Dimashi, atë Kristo Sharko, atë Pali Qosja, atë Stavri Çipi, atë Gjerasim Çakalli, atë Jani Ranxha, atë Spiro Qosja, atë Spiro Bulika, atë Petraq Dedja,
atë Petro Halili dhe dhjakonët Iliodor Demiri e Irine Gega.
Atë Joan Gjica u lind më 12 prill 1963, në qytetin e Elbasanit, nga prindërit besimtarë shpresëtarë e orthodhoksë Lonidha e Theodhora, të cilët e rritën dhe e edukuan me moral të lartë qytetar e besim te Perëndia. Pasi mbaroi gjimnazin dhe shkollën e mesme pedagogjike, shërbeu si mësues i lëndëve mate- matikë-fizikë, në shkollën 8-vjeça- re, Polis i Vogël të komunës së Shu- shicës në rrethin e Elbasanit. Gjatë kësaj kohe, vazhdoi me korrespo- ndencë Institutin e Lartë Pedago- gjik të Elbasanit, në degën mate- matikë-fizikë. Duke mësuar nxënë- sit e fshatit të largët të Polisit të Vo- gël, kaluan pa u ndjerë nëntë vjet.
Atë Joani dëgjoi thirrjen e Perë- ndisë dhe në vitin 1992 shkoi me- njëherë në Seminarin Hieratiko-The- ologjik të Kishës Orthodhokse Auto- qefale të Shqipërisë, në Durrës dhe
më pas studioi për një kohë edhe jashtë vendit. Në tetor të vitit 1993 u hirotonis dhjak. Studimet për teologji nuk i përfundoi, por vazhdoi detyrën baritore. Erdhi e shërbeu në enorinë e tij, në Elbasan si dhjak në kishën “Lindja e Hyjlindëses” në lagjen Kala, atë të “Shën Athanasit” dhe në vitin 1998, në kishën e Shën Nikollës. Në tetor të vitit 1999, kur u dorëzua në gradën e priftërisë e gjer në fund të jetës tokësore, shër- beu rregullisht prift enorie në kishën e lagjes, atë të Shën Nikollës.
Komunikimi i atë Joanit me be- simtarët dhe qytetarët ka qenë ko- rrekt e shembullor. Ai gjithmonë ishte i rrethuar nga shokë, miq e të afërm, nga të njohur e të panjohur. Familja e tij, prindërit, bashkëshor- tja, fëmijët, vëllezër e motra dhe nipër e mbesa, frekuentonin kishën dhe i gëzoheshin të qenit klerik të të dashurit të tyre.
Gjatë këtyre viteve atë Joani iu
përkushtua edhe përkthimit të ve- prave letrare nga greqishtja në shqip. Bashkëpunimi i frytshëm i tij me Klubin e lidhjes së shkrimtarëve “Kostandin Kristoforidhi” bëri të mundur edhe përkthimin “Antolo- gji e Haikut Grek” dhe “Duhmë qirinjsh” të poetit të njohur po grek Kristo Tumanidhis dhe daljen në dritë të tyre.
Në kishën e Shën Nikollës, shër- beu dymbëdhjetë vjet, me përku- shtim e dashuri, duke përhapur fja- lën e Perëndisë. Gëzimi i shërbimit ndaj grigjës ishte i madh. Edhe be- simtarët e deshën dhe e respekto- nin bariun e tyre. Kjo gjë u pa edhe në ditën e lamtumirës. Kisha brenda dhe oborri jashtë, ishin mbushur plot me besimtarë e qytetarë, të cilët e përcollën atë Joanin duke iu lutur Zotit ta marrë e prehë në gjirin e Tij.
Nga klerikët e Elbasanit